Kupa e Italisë, ja plani i mjerë i tifozëve

Finalja e Kupës së Italisë mes Lazios dhe Romës ka përfunduar pa asnjë ekces të madh. Policia ishte e gatshme për të shmangur incidentet e mundshme të cilat ishin të paralajmëruara.
Se çfarë urrejtje është mes dy tifozerive romake, tregojnë mjetet e gjendura në stadium. Policia ka sekuestruar mjete të ndryshme të dhunshme, ku shumica prej tyre ishin sëpata të mprehta.
Tifozët romak ishin bërë gati që të përdornin këto mjete pas ndeshjes, por që reagimi i policisë shmangu dhunën dhe gjakun./Indeksonline/