E Diel, 1 Nëntor 2026

Vilanova: Neymar si zgjodhi paratë, por skuadrën

Tito Vilanova e ka përshëndetur vendimin e Neymar për të kaluar te Barcelona. Trajneri spanjoll tha se vendimi i Neymar është një shembull për të tjerët.

"Midis projektit dhe ekonomisë, ai zgjodhi projektin. Neymar e ka analizuar shumë mirë situatën pasi që ka vlerësuar se Barcelona është skuadër që i përshtatet më shumë stilit të lojës së tij. Për këtë ai ka refuzuar paratë duke zgjedhur skuadrën e dëshiruar" deklaroj Vilanova.

Edhe sipas mediave braziliane, Neymar ka refuzuar një ofertë më të lartë nga Real Madridi për të vendosur kalimin te Barcelona./Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›