E Diel, 1 Nëntor 2026

Henry do të largohet

Sipas të gjitha gjasave, eksperienca e Thierry Henry në fanellën e Barcelonën do të marrë fund, pas përfundimit të këtij sezoni. Sulmuesi francez, i cili gjatë javës që shkoi as që ishte ftuar në skuadër nga trajneri Pep Guardiola, po mendon seriozisht për largim.

Edhe presidenti i klubit, Joan Laporta, e ka pohuar një gjë të tillë. “Ai ka kontratë edhe një vit me ne, por pas një viti të tillë zhgënjyes, nuk e di se çka do të bëjë. Ne në Barcelona i respektojmë kontratat, por me gjasë atij nuk i kanë dalë gjërat ashtu siç i kishte pritur. Për këtë, them se ai mund të largohet”, ka thënë Laporta për të përditshmen spanjolle, Sport.

Gjatë këtij sezoni, paraqitjet e Henry në fanellën Blaugrana ishin të rralla, pasi që Guardiola vendosi t’u jepte hapësirë më të madhe futbollistëve të rinj, si Pedro, por edhe Krkic. Sipas mediave angleze, përkatësisht tabloidi Daily Mirror, të martën shkruante se 32 vjeçari po mendon të transferohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe planifikon t’i japë fund eksperiencës së tij në sportin me këmbë. Kulmin e karrierës, Henry e kishte arritur tek Arsenal, ku la gjurmë të pashlyeshme.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›