E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Keqardhje për nismën e PS

Kryeministri Berisha shpreh keqardhje për nismen e opozitës, deputetë dhe mbështetës të së cilës prej 5 ditesh ndodhen në grevë urie. Ndërsa tha se respekton grevën e opozitës si një e drejtë e tyre për të protestuar, kreu i qeverisë deklaroi se vendimi për zgjedhjet është marrë nga gjykata.

“Fakti që protestohet para ndërtesës së Kryeministrisë u bën nder të gjithë atyre që kanë si të para, vlerat e lirisë. Dhe unë dua të garantoj çdo qytetar shqiptar se do të mund të ushtrojë në liri të plotë të drejtat e tij kushtetuese. Së dyti natyrisht shpreh ndjeshmërinë time për vuajtjen e deputetëve dhe qytetarëve në grevë, vendim të cilin unë nuk do t’ia kisha këshilluar kurrë, por nuk kam alternativë tjetër përveç respektimit të tij. Sikundër më duhet të them edhe një herë se Sali Berisha është Kryeministri i vendit, nuk është as gjykatësi, as prokurori i këtij vendi. Dhe unë nuk mund të marr, nuk mund të imagjinoj të trajtoj vendime gjykatash, apo të marr përsipër funksione prokurorësh” tha Berisha.

I pyetur nga mediat për reagimin e ndërkombëtare rreth situatës politike në Shqipëri, Berisha nuk dha asnjë koment.

Kryeministri e bëri këtë deklaratë pas homazheve ne memorialin “Nene Shqiperi”, ne nderim te deshmoreve te atdheut , me rastin e pese majit.
Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 05 maj 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›