E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa e Liges Angleze Birmingham ne gjymefinale

Birmingham ka mundur 2-1 Aston Villa duke siguruar kualifikimin per ne gjysmefinalet e Kupes se Liges ne Angli. Vendasit do te gjenin shume shpejt golin e avantazhit pasi do te shenonin me Larson. Sulmuesi do te gjuante sakte nga pika e penalltise duke e derguar topin ne rrjete.

Gjithsesi Aston Villa do te barazonte shifrat ne minuten e 30-te me Abonglahor gol ky qe do te mbyllte ne ekuiliber te plote pjesaen e pare te takimit. Skuadrat do ti afroheshin golit ne disa raste me rikthimin ne fushe. Kur gjithcka po shkonte drejt barazimit sulmuesi serb Nikola Zigic do te shenonte golin e fitores per Birmingham i cili eshte kualifikuar ne gjysmefinalet e Kupes se Liges angleze.

Te njejtin sukses ka arritur skuadra e kategorise se dyte ne Angli Ipswich Town qe ka mundur minimalisht 1-0 West Bromwich nje gol i i Leadbitter nga pika e penalltise ne minuten e 64-rt ka vulosur fitoren e skuadres vendase e cila megjithese luan ne nje kampionat inferior ka siguruar kualifikimin per ne raundin e parafundit te kompeticionit te rendesishem te futbollit anglez.

Ipswich Town do te perballet ne gjysmefinale me Birmingham ndersa ne sfiden tjeter West Ham do te perballet me Arsenalin qe eshte dhe skuadra favorite per te fituar kete trofe.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›