E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbi, zbulohet varri masiv me 250 shqiptarë

Vetëm dhjetë ditë pas verifikimit të një varreze të mundshme në afërsi të Medvegjës, në qytetin e Rashkës gjendet një varrezë masive me rreth 250 shqiptarë të vrarë në fundvitet ’90-të. Këtë e konfirmon Zv/prokurori serb për krime lufte, Bruno Vekariç.

"Duke ju falemnderuar bashkëpunimit me EULEX-in, sipas informacioneve tona kemi një varrezë masive në afërsi të qytetit të Rashkës, me rreth 250 trupa të pajetë," tha Vekariç duke folur për një varrezë masive e cila ishte kërkuar edhe dy vjet më parë, por që sipas autoriteteve serbe kërkimet dështuan. “Tani kemi vendndodhjen e sigurtë dhe do të bëjmë gjithcka që është e mundur që të realizohet edhe teknikisht, që trupat e pajetë të nxirren dhe me procedurë të rregullt ti dorëzohen familjarëve,” thekson Zv/prokurori serb duke hedhur poshtë lidhjet e mundshme të këtij zbulimi me varrezën masive në Medvegjë.

“Meqë vërtetë kemi një komunikim të mirë me EULEX-in, të gjitha dëshmitë që kolegët tanë arrijë ti sigurojnë, ne gjithsesi do ti konfirmojmë. Pr këtë edhe angazhohet prokuroria për krime lufte," tha Vekariç. Dy javë më parë, në afërsi të Medvegjës, Komisionet për personat e zhdukur nga Kosova dhe Serbia së bashku me përfaqësuesit e pushtetit lokal të Kosovës verifikuan një vend të dyshuar në kufirin Kosovë-Serbi ku dyshohej për një varrezë masive me trupat e pajetë të shqiptarëve. Kështu edhe pas 11 vjetësh, në Kosovë vazhdojnë të konsiderohen të zhdukur 1862 persona.

Agim Popoci

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›