E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pensionohet Lehmann

Portieri gjerman, Jens Lehmann ka përfunduar karrierën e tij 22-vjeçare të shtunën pas xhiros së fundit në Bundesligë, ku ekipi i tij, Stuttgart, barazoi 1-1 kundër Hoffenheimit. 40-vjeçari, i cili është paraqitur në 394 ndeshje të Bundesligës, e filloi karrierën e tij në Schalke 04 më 1988 dhe me ta fitoi Kupën UEFA më 1997.

Portieri kontraverz, i cili kishte përplasje me gjyqtarë, bashkëlojtarë, por edhe me fëmijët që i presin topat, kaloi për shkurt në Milan, para se të kthehet në Gjermani dhe fitoi Bundesligën me Borrusia Dortmundin e më pas u transferua në Arsenal.

Lehmann fitoi titullin në Premierligë me Arsenalin, ku qëndroi nga 2003 deri më 2008, e më pas u rikthye në Gjermani te Stuttgarti, ku qëndroi në dy sezonet e fundit. Lehmann bëri paraqitjen e tij të parë nga gjithsej 61 lojë për Kombëtaren gjermane, më 1998, ndërsa paraqitja e tij e fundit ishte humbja 1-0 nga Spanja, në finale të Euro 2008. Lehmann do të kishte bërë më tepër paraqitje për Gjermaninë, po të mos kishte qenë Oliver Kahni, i cili dominoi në ekipin kombëtar gjatë asaj periudhe.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›