E Diel, 1 Nëntor 2026

Kupa e Shqipërisë, Dinamo City mund 2-0 Tiranën në “Selman Stërmasi”

TIRANË, 11 shkurt /ATSh/ Tirana është mundur 2-0 nga Dinamo City, në çerekfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë.

Ndeshja e zhvilluar në “Selman Stërmasi” u vendos nga një gol i Vilës në minutën e 76’, teksa rezultati u dyfishua në minutën e tretë shtesë nga Dejvi Bregu.

Raundi i parë i fazës çerekfinale mbyllet sot me ndeshjen e orës 16:30 me ndeshjen AF Elbasani-Partizani.

Kupa e Shqipërisë, faza çerekfinale – takimet e para:

E martë, 10 shkurt 2026:
13:30 Bylis 0-1 Vllaznia
16:30 Teuta 1-2 Egnatia
E mërkurë, 11 shkurt 2026:
13:30 Tirana 0-2 Dinamo
16:30 AF Elbasani – Partizani
*Ndeshjet e kthimit luhen më 4 mars 2026

/a.f/r.e/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›