E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liga e Kampioneve Reali kunder tabuse Lion

Murinjo Historia nuk do te ndikoje ne ndeshje. Ne takimin e pare Lioni dhe Reali barazuan 1-1

Ne Bernabeu te Madridit Reali kerkon kualifikimin per ne Ligen ne Kampioneve ndaj Lionit. Skuadra spanjolle edhe eshte e para per nga titujt e fituar ne kete kompeticion prej gjashte vitesh nuk kalon per ne cerekfinale. Kete vit Murinjos per te arritur kualifikimin e shumedeshiruar do ti duhet qe te mposhte Lionin skuadren qe Reali se ka mposhtur asnjehere.

Avantazh i lehte

Gjate konferences per shtyp tekniku i Realit Hoze Murinjo tregoi se ne takimin e sotem pak rendesi ka historia apo sukseset e dy klubeve. Sipas Orakullit nga Setubali te gjithe kane nje te kaluar pozitive dhe negative. Historia jone nuk luan neser sot. Rekordi im personal nuk do ta ndihmoje Realin ashtu sic nuk do te ndikoje per keq historia e ketyre viteve te fundit e Realit. Pas barazimit 1-1 qe morem ne Lion mendoj se ceshtja per kualifikim eshte ende e hapur. Nje tjeter fakt interesat i takimit eshte se ne me te hyre ne fushe jemi te kualifikuar edhe pse them se ky fakt nuk ka shume rendesi.

Ronaldo ne dyshim

Per ndeshjen e sotme i vetmi dyshim i Murinjos eshte Kristiano Ronaldo. Futbollisti nga Portugalia prej kohesh po vaun nga nje demtim Do te vendos pas seances stervitore. Nese eshte mire luan nese jo nuk do te zbrese ne fushe. Une them se per kete vendim nuk do te pres diten e neserme pasi nuk me pelqen te vendos diten kur luhet takimi. Tani per tani ju them se nuk bej asnje bllof nuk kam asgje per te fshehur do te shohim nese vete lojtari do te ndihet mire. Do te shohim edhe cfare thone mjeket.

Kujtimi

Them se kete situate qe po kaloj sot e kam provuar edhe vjet pra ndeshjes Celsi-Inter. Kjo eshte nje faze delikate. Kur luan per nje vend ne cerekfinale gjithcka duket me e lehte. Kane mbetur vetem tete skuadra e ndien se mund tia dalesh. Tifozet gjithashtu kerkojne biletat e finales keshtu rritet edhe autostima e lojtareve. Nga ana psikologjike ky eshte nje raund shume i rendesishem. Tani dua tju them dicka Nese neser sot eliminohemi atehere vitin tjeter do te jemi gati qe te provojme perseri forcen tone. Historia e ketij klubi te madh duhet te na jape qetesi. Duke punuar mire atehere edhe titulli i dhjete do te vije ne menyre natyrale.

Per Aulasin

Gjate konferences per shtyp Murinjo habiti te gjithe pasi ishte shume i qete. Dje vetem ne nje moment u tregua paksa i ashper kur foli per presidentin e Lionit Aulas Ai ka thene se ne do te laujme per nje barazim 0-0. Ndoshta ka te drejte. Ne do te mbyllemi ne porte dhe do te presim disa mrekulli te Kasijasit. Ai ka folur si nje trajner me habiti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›