E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa e Shqiperise Tirana merr tre piket e para

Tirana morri tre pikët e para në Kupën e Shqipërisë pasi mundi 2-0 Kastriotin në stadiumin “Qemal Stafa”.

Në minutën e 74-t Gilman Lika depërtoi në krahun e djathtë me lehtësi duke shënuar golin e parë të takimit, ndërsa në mbyllje të ndeshjes kosovari Aziri arriti të dyfishojë shifrat.

Me këtë fitore Tirana kryeson grupin A me 4 pikë, duke përfituar edhe nga ndeshja tjetër e grupit të tyre Kamza-Bylis, e cila u mbyll në barazim 0-0.

Ndërkohë në stadiumin tjetër të kryeqytetit Laci-Skëndërbeu, korcarët fituan sërish. Flamuratri gjuashtu mori tre pikë ndaj Vllaznisë, duke fituar me rezultatin 2-0.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›