E Shtunë, 31 Tetor 2026

35 fotografi letërnjoftimesh

Zbulimi

Fushëbardhë 1948

Pranverën e shkuar fotografja franceze Anouck Durand, kuratore e ekspozitës Sotiri 2011, parashikonte që bashkë me antropologun Gilles de Rapper të nxirrte në dritë një rezultatet e një kërkimi mbi fotografinë shqiptare në periudhën e komunizmit. Ja ku botohet ky zbulim. Mund ta quajmë kështu sepse për objektin që marrin në shqyrtim de Rapper & Durand flitet për herë të parë, por edhe metoda e kërkimit të autorëve është përuruese për ato pak studime për fotografinë shqiptare (e të bëra kryesisht nga studiues francezë).

Fjala është për një film me fotografi letërnjoftimesh të shkrepura në 1948-ën nga Filip Vito në fshatin Fushëbardhë. Asnjëherë më parë nuk kishim parë diçka të ngjashme. Autorët u kthyen më 2010 në Fushëbardhë. Nga këtu bëhet objekt studimi i autorëve puna e fotografëve në Shqipëri pas 1944-ës, përdorimi i fotografisë nga shteti.

Duke gjurmuar trajektoren e Filip Vitos, autorët dalin në përfundimin se vërtet fotografia njihet si një fushë me histori të gjatë në Shqipëri, shpesh e kufizuar në familjen e Marubit. Ndërkohë periudha e komunizmit nuk ka qenë veçse subjekt i një interesi të vagët dhe përçmimi. Përmes gjetjeve tona ne e sfidojmë këtë vlerësim.

Artikull mbështetet në intervista me fotografë, veçanërisht me Viktor Viton (djali i Filipit) në Gjirokastër, po edhe në disa burime të botuara mbi historinë e fotografisë shqiptare, ndërkohë që literatura mbi këtë çështje pothuajse mungon. Një pjesë e kërkimit është zhvilluar në Fushëbardhë (Gjirokastër) dhe Fushëvërri (Delvinë), me mbështetjen e IDEMEC (Université de Provence) dhe të Agence Nationale de la Recherche, në kuadër të projektit Balkabas.

Shekulli e boton 35 fotografi letërnjoftimesh. Fotografia dhe regjimi i identifikimit në Shqipërinë Komuniste me lejen e autorëve. Teksti pa dritën e botimit së pari në Annuario 1/2011, Vjetari shqiptar për studimet historike dhe antropologjike, botim i Qendrës së Kërkimeve Historike dhe Antropologjike, bordi editorial i të cilit drejtohet nga historiania e njohur Nathalie Clayer.

35 Fotografi letërnjoftimesh

Gilles de Rapper & Anouck Durand

Prodhimi i imazheve

Filip Vito, fotograf privat, fotograf i shtetit

Fotografitë, mbi të cilat folëm më lart, u realizuan në 1948-ën nga Filip Vito, një fotograf 31 vjeçar që sapo kishte hapur një studio në qytetin e Gjirokastrës, në bashkëpunim me vëllain e tij të madh Jorgon. I lindur në 1917-ën, Filip Vito i përket gjeneratës së

fotografëve të formuar para Luftës së Dytë Botërore, të cilët pas luftës e ndoqën karrierën e tyre në kushte të reja, duke qenë se regjimi komunist nisi të vinte në zbatim mënyrën e tij të organizimit të prodhimit fotografik. Trajektorja e tij ilustruese e transformimeve të profesionit të fotografit pas vitit 1945 nuk është e panevojshme për të na treguar etapat

dhe karakteristikat thelbësore të këtij transformimi.

Filip Vito lindi në Stamboll, në një familje të krishterë me origjinë nga Vithuqi, në Zagori. Familja u kthye nga kurbeti dhe u vendos në fshat në vitin 1922. Gjatë viteve 1930, Filipi dërgohet për të fituar mjeshtëri në Tiranë, tek kushërinjtë e tij, Jani e Vasil Ristani të dy me origjinë nga fshati Lliar, në Zagori e që pas fitimit të mjeshtërisë në Stamboll, kishin hapur në 1935-ën një studio në Tiranë. Filipi apasionohet pas fotografisë dhe prirjet e tij për fotograf bëjnë që në prill 1938, ai të ftohet për të fotografuar martesën e mbretit Zog dhe mbretëreshës Geraldinë, krahas kushërinjve të tij Ristani dhe të Gegë Marubit.

Shërbimin ushtarak e kryen në periudhën e pushtimit italian dhe dërgohet në frontin italo-grek gjatë dimrit të vitit 1940-1941. Si edhe shumë ushtarë të tjerë shqiptarë, dezerton dhe kthehet në Tiranë ku kalon vitet e fundit të luftës. Gjatë kësaj periudhe ai lidh miqësi me një ushtar Italian, i cili i ofron një manual fotografik që ai do ta ruajë për gjatë gjithë jetës së tij.

Në nëntor 1944, gjatë luftimeve midis partizaneve komunistë dhe trupave gjermane që tërhiqen nga kryeqyteti, ai shkrep një seri fotografish me një aparat Leica të studios Ristani. Ia del për mrekulli të fotografojë tërheqjen e trupave gjermane. Këto fotografi të botuara shumë vite pas luftës janë ndër më të riprodhuarat, bashkë me ato të Vasil Ristanit dhe Mandi Koçit.

Anëtar i rinisë antifashiste, Filipi shpreson të bëhet një fotograf zyrtar i kësaj organizate falë ndërmjetësimit të një miku, Alqi Kondit, edhe ai me origjinë nga Zagoria dhe Sekretar i Bashkimit të Rinisë Antifashiste Shqiptare. Vdekja e këtij të fundit në 1945-ën e pengon këtë projekt të realizohet. Filipi dhe Jorgo hapin në fillim studion e tyre në Tiranë dhe më pas më 1946-ën vendosen në Gjirokastër. Hapin një studio në qytet (tek Qafë Pazari), ku me sa duket studiot e paraluftës nuk ishin riaktivizuar.

Duke filluar nga 1948, ata ngarkohen të realizojnë fotografitë e letërnjoftimeve në fshatrat e krahinës, punë me të cilën do të ishin të ngarkuar deri në vitin 1954.

Në 1957-ën ata i bashkëngjiten kooperativës së fotografëve të qytetit, formuar në fillim të viteve 1950, përmes bashkimit të materialeve dhe mjeteve të tyre, veçanërisht të llambave që mundësonin bërjen e fotografive nën dritë artificiale. Që nga ai moment ata formojnë bërthamën e kooperativës dhe Filipi bëhet përgjegjës deri më 1976-ën, vit kur ai del në pension. Vdes në Gjirokastër më 2004-ën.

I njohur në nivel kombëtar për fotografitë e tij në betejën e Tiranës, depozituar në vitet 1970 në arkivat e Komitetit Qendror të Partisë dhe botuar veçanërisht në 1984-ën në albumin Lufta Nacionalçlirimtare e Popullit Shqiptar, ai është gjithashtu i njohur në krahinë si fotografi kryesor në aktivitet gjatë viteve 1960-1970. Puna e tij nuk kufizohet në qytetin e Gjirokastrës: ai zbulon gjithashtu fshatrat e krahinës, për të bërë fotot e

letërnjoftimeve, fotot për emulacionin socialist dhe fotot dokumentuese ose të aktualitetit, si për shembull dokumentimi i vizitës së Enver Hoxhës në kooperativën Asim Zeneli në vitin 1961.

Trajektorja e Filip Vitos na jep informacion mbi shumë tipare të prodhimit të fotografisë shqiptare dhe mbi historinë e saj. Në jug të Shqipërisë, fotografia zhvillohet në gjysmën e parë të shekullit të XX, mbi të gjitha në radhët e të krishterëve ortodoksë e kryesisht për shkak të kontaktit të tyre me qendrat urbane të asaj kohe falë kurbetit. Edhe pse kanë një

origjinë fshatare, si rasti i Filip Vitos, këta fotografë edukimin mbi fotografinë e kanë marrë në qytet dhe në më të shumtën, jashtë territorit shqiptar. Deri në periudhën komuniste, fotografia shqiptare është e varur tërësisht nga materialet që vinin nga jashtë

Shqipërisë, por gjithashtu nga modelet dhe mësimet që vinin nga jashtë.

Në mes të shekullit të XX, edukimi dhe rekrutimi i fotografëve bëhen në pjesën më të madhe mbi baza familjare dhe krahinore: profesioni transmetohet në gjirin e rrjeteve farefisnore ose krahinore. Zagoria duket se merr pjesë në mënyrë të veçantë në këtë

histori: përveç familjeve Ristani dhe Vito, tek të cilat profesioni i fotografit transmetohet përgjatë dy apo tre gjeneratave, ka edhe dëshmi të ekzistencës së fotografëve të tjerë. Që nga fundi i shekullit të XIX, Ndreko Mallta nga fshati i Sheperit, ushtron profesionin e fotografit në Athinë. Në shekullin e XX, mund të përmendet Koço Duri, me origjinë

gjithashtu nga fshati i Vithuqit dhe Mihal Çarka, ky i fundit i punësuar atëherë në Kinostudio.

Filip Vito i përket një gjenera

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›