E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa e Shqipërisë, Vllaznia-Bylis 0-0

SHKODËR- Vllaznia vazhdon të notojë në ujra të turbullta. Një ditë pas largimit të trajnerit të parë, Mirel Josa, kuqeblutë zhvilluan takimin e dytë të turit të dytë të kupës së Shqipërisë, atë përballë Bylisit të Ballshit. Ndeshja e zhvilluar mbasditen e së mërkurës në stadiumin “Loro Boriçi” ishte një pasqyrë tepër e zymtë e skuadrës shkodrane, qe barazoi 0-0.
Ashtu siç kishin paralajmëruar drejtuesit e klubit, në pankinën e Vllaznisë ka qënë zëvendëstrajneri, Elvis Plori, i cili ka nxjerrë në fushë formacionin më të mirë që ka pasur në dispozicion, por pa rezultat.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›