Serbët në Veri: Kalim për KFOR-in në një korsi me drejtime të caktuara
PRISHTINË- "Nga dita e nesërme, ushtarëve të KFOR-it në veri të Kosovës do t'iu mundësohet kalimi nëpër njërën korsi në drejtime të caktuara rrugore, ndërsa bisedat me EULEX-in do të vazhdojnë", bëjnë të ditur burime serbe. Sipas këtyre burimeve, "kjo është vendosur në takimin e përfaqësuesve të serbëve dhe përfaqësuesve të misioneve ndërkombëtare".
Komunikata nga takimi, i cili thuhet se është mbajtur në pasditen e sotme në Zveçan, është dhënë nga kryetarët e zgjedhjeve të organizuara nga Serbia, të komunave veriore të Kosovës, rrugët e të cilave drejt dy vendkalimeve kufitare, duke filluar nga ura kryesore në Mitrovicë, vazhdojnë të jenë me barrikada.
(d.b/BalkanWeb)