Kupa e Shqiperise Vllaznia dhe Tirana lene gjithcka te hapur

Ne Shkoder Vllaznia mundi Dinamon 2-1.Tirana mposht Besen fale nje autogoli te Mancakut ne Qemal Stafa
Nentedhjeteminuteshi i pare i gjysmefinaleve te Kupes se Shqiperise nuk ka vendosur asgje per sa u perket skuadrave qe do te luajne finalen e madhe. Keshtu per te marre vesh se kush do te luaje 90-minuteshin e fundit te ketij edicioni te kupes do te na duhet te presim takimet e kthimet pasi si Tirana ashtu edhe Vllaznia kane mposhtur perkatesisht Besen dhe Dinamon me rezultate shume delikate. Keshtu bardheblute munden kavajasit vetem fale nje autogoli te Mancakut nderkohe qe Vllaznia mundi 2-1 skuadren e Dinamos. Ne kete menyre takimet e kthimit qe do te luhen ne 6 prill pritet te vendosin gjithcka.
Vllaznia - Dinamo
Nje gol i argjentinasit Nestor Gabriel Martinena dy minuta perpara perfundimit i mbajti gjalle shpresat e Dinamos per nje vend ne finalen e Kupes se Shqiperise pas fitores 2-1 te Vllaznise ne Loro Borici ne ndeshjen e pare gjysmefinale. Vllaznia zhvilloi dje nje loje me te pelqyeshme duke ushtruar presion te vazhdueshem mbi kundershtarin. Ne minuten e pare shtese se pjeses se pare Dritan Smajli depertoi drejt zones se Dinamos fitoi dyluftimin me Xhafen harkoi per Ilir Nallbanin dhe mesfushori kosovar nuk fali duke shenuar golin e pare per Vllaznine. Ne pjesen e dyte sulmuesi i talentuar Xhevair Sukaj dyfishoi shifrat ne minuten e 59-te duke i krijuar nje epersi prej dy golash Vllaznise. Kur pritej qe Vllaznia te shenonte edhe golin e trete rastet e humbura ishin te shumta per vendasit ne nje kundersulm te shpejt e befasues Martinena ne minuten e 87-te shenoi golin e shpreses per Dinamon. Edhe ne fitoren 4-0 te Dinamos ne fazen e pare 4-0 argjentinasi shenoi tre gola kunder Vllaznise.
Tirana - Besa
Nje autogol i kapitenit te Beses Bledar Mancaku vendosi edhe fatin e ndeshjes se pare gjysmefinale te Kupes se Shqiperise midis Tiranes dhe Beses 1-0 ne takimin e luajtur ne Qemal Stafa. Tirana mbizoteroi thuajse gjate gjithe takimit por edhe pse Pero Pejic Bekim Bala Gilman Lika dhe Jahmir Hyka u perpoqen shume per te shenjestruar porten e Beses te mbrojtur nga Elvis Kotori nuk e gjeten me rrugen e rrjetes. Goli i vetem i takimit u shenua ne minuten e 15-te kur Bledar Mancaku devijoi me koke ne porten e tij nje goditje te lire te ekzekutuar nga Gilman Lika.
Kupa e Shqiperise Gjysmefinalet
Vllaznia ndash Dinamo 2-1
Nallbania 46 Sukaj 58/ Martinena 87
Tirana ndash Besa 1-0
Mancaku ag 15