Abidal nje jete prej luftetari tani i duhet te mbroje veten

Barcelona dha lajmin per futbollistin te marten ne mbremje. Pak vite me pare futbollisti ishte kthyer ne mysliman
Ne nje skuader ku edhe portieri di te luaje mire me kembe Erik Baidalit i kerkohet qe te luaje me torua dhe zemer. Kur themi torua nenkuptojme faktin se atij si mbrojtes i duhet qe te zbatoje mire taktiken e skuadres dhe te pozicionohet mire ne fushe nderkohe qe me fjalen zemer themi se ai si nje mbrojtes qe eshte i eshte kerkuar qe te dyluftoje gjithmone me kundershtarin si dhe te shtyje sa me perpara ekipin ne fazen sulmuese. Por tani per tani Guardiola trajneri i Barcelones nuk mund ta hedhe ne fushe pasi 31-vjecarit do ti duhet qe te sheroje nje tjeter organ. Pak dite me pare mjeket i kane diagnostikuar tumor ne melci.
Besimi
Oret para operacionit eshte planifikuar sot Abidali i ka kaluar duke iu lutur Allahut. Edhe ai si miku i ngushte Frenk Riberi ka ndryshuar fe dhe eshte kthyer ne mysliman. Madje eshte martuar edhe me nje grua myslimane. Perballe kesaj veshtiresie feja do ti duhet qe te kaloje momentin me te keq te jetes se vet. Nga ana tjeter tere bota e sportit i eshte gjendur prane duke i uruar sherim sa me te shpejte.
Titullar
Abidal deri me tani po kalonte momentet me te mira te karrieres. Me kalimin e kohes 31 -vjecari ka mesuar qe te kontrolloje forcen e vet. Ne fushe ai fale nje profesori si Guardiola ka habitur te tere pasi eshte treguar nje mbrojtes i pjekur. Nga ana tjeter edhe vete tekniku i Barces ka pranuar se mbrojtesi francez eshte rritur shume duke e caktuar si titullar te rregullt ne krahun e majte te mbrojtjes. Kundrejt Maksuellit lojtarit qe i ben konkurrence per nje vend ne skuader Eriku ka pak mangesi sa u perket harkimeve ne zone nderkohe qe nje plus te madh e merr sa i perket mbrojtjes se zones dhe leximit te lojes se kundershtarit. Abidal eshte tipik nje lojtar jolly apo nje fullback ai eshte nje mbrojtes qe mund te mbuloje shume pozicione perpos mbrojtesit te krahut te majte ai luan edhe ne qender. Kjo aftesi e tij lumturon cdo lloj trajneri.
Shi titujsh
Qe kur luante me Monakon klub i specializuar per te nxjerre lojtare krahu Maikoni eshte i radhes Eriku ka bere shume rruge. Pas dy vjeteve tek Lila kaloi tek Lioni ku qendroi 3 sezone duke fituar po aq kampionate dhe superkupa kombetare. Pastaj ne 2007 erdhi edhe transferimi tek Barca ku u be pjese perberese e triumfit katalanas. Ne karrieren e tij ka shenuar vetem 2 gola te dy ne kupat kombetare ne 17 janar 2007 ishte vendimtar ne sfiden me Le Mansh ne Kupen e Liges franceze gati 4 vjet me vone firmosi barazimin 1-1 te Barces me Atletiko Bilbaon ne Kupen e Mbretit. Nje gol qe ekzaltoi te gjithe shoket e skuadres me perjashtim te te gjorit Maskerano i vetmi katalanas qe nuk ka shijuar golin me fanellen e famshme... Keto 3 vitet e fundit te sukseseve katalanase Abidalit i ka munguar vetem nje kenaqesi ne Rome ne 2008 ka mundur vetem ta shohe Mesin me shoke te ngrene kupen e Liges se Kampioneve sepse ishte i skualifikuar. Urimi yne per te eshte te marre veten ne kohe per te qene ne fushe heren tjeter kur Barca te mberrije ne finale InshAllah
E keqja qe nuk kursen askend/Nga Molina tek Roben disa ia kane dale
Lajmi qe dha Barcelona nepermjet faqes zyrtare tronditi tere boten e sportit qe nuk perballet per here te pare me nje ceshtje te tille. Ne Spanje Erik Abidal nuk eshte futbollisti i vetem qe eshte prekur nga tumori. Miki Roke mbrojtesi i Betisit eshte operuar pak dite me pare per nje tumor ne legen. Bisturise do ti drejtohet edhe Abidali. Per keta dy futbolliste e gjithe bota e sporti shpreson qe te rikuperohen sa me shpjet. Ne fakt shume futbolliste kane kaluar ate cka po kalojne te lartpermendurit. Sot ata jane mire madje po mahnitin boten duke luajtur futboll. Njeri prej tyre eshte Arjen Roben. Historine e holandezit te Bajernit shume pak vete e dine. Mesfushori i Holandes ne 2004-n mori vesh qe kishte tumor ne testikuj dhe pasi e mundi kete semundje ishte po ai vete qe beri publike gjithcka duke u dhene me shume kurajo te semureve qe po kalonin peripecite qe kishte kaluar ai me pare. Por Robeni nuk ka qene i vetmi qe ka mundur kete semundje. Keshtu ne 1993-94 edhe sulmuesi i Valencias Lubo Penevit iu diagnostikua tumor ne testikuj. Edhe sulmuesi bullgar humbi Boterorin SHBA 1994 ashtu si Robeni ia doli madje me tu rikthyer ne fushe ne 1995-n arriti qe te fitonte me Atletikon e Madridit La Ligan dhe Kupen e Mbretit. Po nga tumori ne testikuj kane vuajtur edhe dy portiere te La Ligas. Behet fjale per Molinen dhe Aragonesesin. Edhe ne kete rast qe te dy keta lojtare arriten te mposhtnin semundjen. I pari portier i Deportivos mori vesh qe ishte semure ne tetor te 2002-shit dhe fale mjekimeve arriti qe te rikthehej ne fushat e lojes pas gjashte muajve nderkohe sa i perket Serxho Aragonesesit semundja iu diagnostikua ne 2005-n. Tani ai eshte mire dhe mbron rregullisht porten e Tenerifes. Nje tjeter futbollist qe ka vuajtur nga kjo semundje eshte edhe Xherman Burgos. Portierit te Atletikos se Madridit ndryshe nga te lartpermendurit iu diagnostikua tumori ne veshka. Ne 2003 EL Mono arriti qe te mposhtte kete semundje. Nje vit me pas ai u rikthye ne porten e Atletikos dhe me pas i dha lamtumiren futbollit. Nje tjeter rast paksa specifik eshte edhe ai i ciklistit Lens Armstrong. Amerikani ka qene edhe pika e referimit e Robenit. Ne 1996-n atij iu diagnostikua tumor ne testikuj dhe mjeket i dhane vetem 40 shprese per te jetuar. Por Armstrongu jo vetem qe mposhti kete semundje te keqe por pas nente vitesh ne 2005-n festoi edhe triumfin e shtate radhazi ne Turin e Frances.