E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Me 8 maj largojme tiranin Edi Rama

Meta akuza Rames Vodhe parate e taksapaguesve te Tiranes. LSI konkurron me Erisa Xhixhon ne zonen e Bllokut

Levizja Socialiste per Integrim nisi dje zyrtarisht nga Tirana fushaten e saj per zgjedhjet vendore te 8 majit duke e akuzuar kryebashkiakun Edi Rama si personin qe dogji Tiranen dhe abuzoi me parate e taksapaguesve te kryeqytetit. Para qindra simpatizanteve dhe anetareve te LSI-se te mbledhur mbreme ne Pallatin e Kongreseve kreu i kesaj partie deklaroi Ka ardhur dita te ndahemi njehere e pergjithmone me kryebashkiakun qe do te hyje ne histori si kryeavokati i dhunes me te shemtuar ne bulevardin e Tiranes. Kryetari i LSI-se duke vijuar akuzat ndaj Edi Rames theksoi se erdhi dita te largojme me vote tiranin e Tiranes duke nenvizuar kesisoj se ka ardhur koha qe buxheti prej dhjetera qindra mijera eurosh per Tiranen te kontrollohet e te investohet per te zgjidhur hallet e qytetareve te Tiranes e jo per te paguar manifestimet qe shkaterrojne kryeqytetin. Zoti Meta e akuzoi rishtas kryebashkiakun Rama si pergjegjesin e masakres se papare qe i eshte bere Tiranes duke e cilesuar ndotjen e kryeqytetit si nje tirani te kryebashkiakut ndaj Tiranes. Meta argumentoi se pse Tiranes i duhet ndryshuar ngjyra gri e masakres urbane. Nese ka ndonje qytet qe femijet nuk kane ku te luajne eshte Tirana. Nese ka ndonje qytet ku shendeti i banoreve eshte me i rrezikuar eshte Tirana nje nga qytetet me te ndotura te botes - tha Meta. Ai nenvizoi se kryetari aktual i Bashkise se Tiranes qe u zgjodh per te drejtuar kater vjet me pare po harxhon buxhetin per Tiranen pa pyetur per keshillin e kryeqytetit. Duke iu referuar demonstratave te opozites cdo te premte shefi i LSI-se akuzoi Ramen se e ktheu cdo te premte fundjave ne nje te premte te zeze. Ai i solli qytetit te premtet e zeza. Prej disa muajsh e premtja eshte kthyer ne nje te premte te zeze per qytetaret e Tiranes ne nje dite kur mijera e mijera biznese mbyllen pa mbaruar dita nga frika e dyndjes se protestuesve te Edi Rames - nenvizoi Meta. Ai iu referua edhe rikthimit ne park te parkut Rinia mu ne zemer te kryeqytetit duke bere me dije Ai qe kerkon te marre meritat per parkun Rinia nuk ka as nje te njemijten e merites per kete vendim qe sipas Metes u finalizua nga Kryeministri i atehershem Fatos Nano. Ilir Meta zbuloi edhe kandidaten e LSI-se per Tiranen e Re e cila eshte Erisa Xhixho nenkryetarja e LSI-se. Me 8 maj te ndahemi edhe me periudhen e betonizimit per te nisur me fazen e gjelberimit dhe lulezimit te kryeqytetit. Prandaj me 8 maj te votohet per LSI-ne. Kandidati yne do te fitoje me 40 mije vota me shume. Ajo do te jete kryetarja e LRI-se Erisa Xhixho - shtoi z. Meta. Ai siguroi se zgjedhjet vendore do te fitohen nga kandidatet e mazhorances dhe te LSI-se. Tirana ka nevoje emergjente per ndryshim. Kete fushate elektorale per zgjedhjet e 8 majit do ta nisnim ne radhe te pare ne kryeqytetin tone per nje arsye te rendesishme sepse ne keta 4 vjet sepse ne kete qytet jo vetem qe nuk ka shenuar nje hap progres por vetem regres dhe deshmitare jane te gjithe banoret te cilet vijne ne Tirane. Ne keta 4 vjet ajo qe eshte djegur nga kreu i bashkise se vet eshte Tirana. Erdhi koha qe qytetaria e Tiranes ti jape pergjigjen e merituar atij qe u solli shqiptareve te premten e zeze. Nderkaq Meta theksoi se fitorja eshte e padiskutueshme per LSI-ne e cila do te fitoje mbi 40 mije vota ne kryeqytet. Tirana voton per gjelberimin dhe kunder betonizimit. Ne jemi krenare sepse kemi promovuar kandidate shume te mire dhe kandidate do te kemi kudo edhe per kryeqytetin dhe ne do te jemi fitues ne qeverisjen vendore - tha kreu i LSI-se. Ne aktivitetin e djeshem mbajten fjalime edhe zyrtare te tjere te LSI-se e cila ne Tirane mbeshtet kandidatin e PD-se.

LSI 4 kandidate ne Tirane

1 Njesia Bashkiake Nr.2 Elez Gjoza

2 Njesia Bashkiake Nr.3 Ilir Kokona

3 Njesia Bashkiake Nr.5 Erisa Xhixho

4 Njesia Bashkiake Nr.6 Luzhiana Abazi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›