Rahoveci ne balotazh LDK dhe AAK

Do te jene kandidati i LDK-se Ibrahim Kryeziu dhe ai i AAK-se Smajl Latifi qe do te garojne ne raundin e dyte te zgjedhjeve per kryetar te komunes se Rahovecit ne Kosove.
Sipas rezultateve perfundimtare te publikuara pasditen e sotme nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kandidati i LDK-se ka fituar 27.65 te votave ndersa ai i AAK-se 26.71.
Me heret nga rezultatet paraprake doli se ne balotazh do te shkonte kandidati i PDK-se Xhelal Canziba i cili konkretisht ka marre 26.55 te votave i ndjekur nga Rexhep Oruci i AKR-se me 16.54 te votave dhe Luljeta Kadiri e LDD-se me 2.55.