Kupa e Shqipërisë në RTSH: Sot mësohen dy skuadrat që shkojnë në finale

Sot do të luhen ndeshjet e kthimit gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, që do të përcaktojnë edhe ekipet që do të përballen në finalen e madhe të 1 majit.
Në orën 19:00 do të luhet sfida mes Partizanit dhe Egnatias, me të kuqtë që vijnë me avantazhin 1-0 nga takimi i parë. Ndeshja do të zhvillohet në “Arena e Demave”.
Në ndeshjen tjetër gjysmëfinale mes Dinamo City dhe Vllaznisë, gjithçka është e hapur pasi ndeshja e parë përfundoi me rezultatin 0-0. Ky takim do të luhet në “Elbasan Arena” në orën 19:00.
Të dyja ndeshjet do të transmetohen drejtpërdrejt në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, ndërsa para dhe pas ndeshjes intervista ekskluzive të protagonistëve, analiza dhe komente të sfidave do të mund ti ndiqni në emisionin “Supergol” në RTSH Sport.