U fotografua në paradën e IRA-s, futbollisti irlandez nën hetim

Vëllai i vogël Xhejms MekKlin, mesfushori i Urexham, është nën hetim nga klubi i tij, Glentoran, pasi është parë në një paradë të një grupi republikan pranë IRA-s në qytetin e Derrit në Irlandën e Veriut.
Patrik MekKlin, i cili aktivizohet në “NIFL Premiership”, është fotografuar në ceremoninë e mbajtur të hënën. Në këtë paradë morën ojesë gati 200 persona dhe shumica prej tyre ishin të veshur me uniforma para-militare. Klubi irlandez bëri me dije se ka nisur të hedhë dritë mbi këtë ngjarje.