Kupa e Shqiperise ne skene me 16 aktore

Te merkuren 1300 ne gjashte stadiume te vendit do te luhen gjashte nga tete takimet e para te turit te dyte te edicionit te 59-te te Kupes se Shqiperise ndersa ne aksion te enjten ne Kruje dhe ne Korce do te luhen dy te tjerat Kastrioti-Shkumbini dhe Skenderbeu-Teuta.
Gara e kompeticionit te dyte me te rendesishem te futbollit shqiptar por edhe me nje porte te sigurt drejt Liges se Europes ka ne kete faze 16 ekipe 12 nga Kategoria Superiore dhe kater nga Kategoria e Pare.
Nga aktoret e turit te 1/16-ve vetem 7 prej tyre e kane fituar te pakten nje here Kupen Tirana 13 Dinamo 13 dhe Flamurtari 3 ne grupin A dhe Vllaznia 6 Teuta 3 Besa 2 dhe Elbasani 2 ne grupin B.
GRUPI A
Kamza e Kategorise se Pare skuadra periferike kryeqytetase e qe largoi nga Kupa rekordmenin e Kupes Partizanin 15 trofe do te prese ne shtepi Dinamon kampionen ne fuqi te vendit por qe paraqitet ne Kamze pas dy humbjeve ne Superlige. Sfida pritet te jete shume terheqese pavaresisht se ne leter favorite eshte Dinamo 13 here fituese e Kupes. Ne dy ndeshjet kunder Luzit blute shenuan 10 gola.
Nje tjeter ekip kryeqytetas dhe po 13-here fitues Tirana do te luaje ne Velipoje ndaj Ades qe nga ana e saj eliminoi Apolonine e Fierit. Ne turin parardhes rekordmenet e Shqiperise u argetuan me Skraparin.
Bylis-Flamurtari eshte ndoshta sfida me e nxehte e dites se merkur ne grupin A. Bylis ne fakt ndodhet ne nje situate kaotike ne kampionat nderkohe qe Flamurtari eshte protagonisti absolut i Superliges dhe gezon nje forme te shkelqyer. Takimi i katert i ketij grupi Kastrioti-Shkumbini do te luhet te enjten. Ne takimin e dites se hene per kampionat Kastrioti fitoi 2-0.
GRUPI B
Lushnja e Kategorise se Pare do te perpiqet te perfitoje nga situata e paqarte e Beses ne Superlige pavaresisht se kavajasit mbajne kuroren si fituesit ne fuqi te kompeticionit. Lushnja eliminoi nga Kupa Pogradecin kryesuesin e Kategorise se Pare Besa hoqi qafe pa probleme Sopotin e Kategorise se Dyte me 10 gola brenda 180 minutash.
Gramozi qe nga ana e tij u shpartallua ne Lushnje 5-0 ne Kategorine e Pare do te prese ne Erseke Lacin nje skuader ambicioze. Kolonjaret nuk kane paraqitur kete sezon grinten tipike te dy edicioneve te fundit.
Elbasani-Vllaznia ofron nje sfide interesante persa u perket emrave dhe trofeve qe kane ne kete kompeticion me elbasanasit qe e kane fituar 2 here dhe shkodranet 6 here. Elbasani ndodhet ne vendin e fundit ne kampionat nderkohe qe Vllaznia me Mirel Josen ne krye e sheh Kupen si mundesine me te mire per te mberritur ne Europe pare dhe dominimin ne kampionat te Flamurtarit Skenderbeut dhe Dinamos.
Te enjten ne Korce Skenderbeu qe gjate gjithe historise se tij ka humbur tri finale te Kupes 1958 1965 1976 pret ne turin e dyte Teuten tri here fituese te Kupes 1995 2000 2005. Te dyja skuadra te perballen ne kampionat ne Niko Dovana diten e hene.
Ne perfundim te 1/16-ave dhe cerekfinaleve ne cdo grup do te kemi dy skuadra te kualifikuara. Ne gjysmefinale do te kete short te lire ndersa finalja do te luhet me 8 maj.
KUPA E SHQIPERISE
TURI I DYTE 1/16
24 nentor/8 dhjetor
Grupi A
Kamza-Dinamo
Ada-Tirana
Bylis-Flamurtari
Kastrioti-Shkumbini 25.12
Grupi B
Lushnja-Besa
Gramozi-Laci
Elbasani-Vllaznia
Skenderbeu-Teuta 25.12
Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Marte 23 Nentor 2010