Ibra e Dinjo i japin fitoren Milanit

Ne ndeshjen e luajtur ne France kuqezinjte kerkuan qe ne 45 minutat e para golin por pa mundur te gjejne ate. 20 minuta nga nisja e fraksionit te dyte Ibrahimovic gjen rrjeten dhe qeteson stolin dhe tifozet kuqezinj. Por ai qe vulos rezultatin ishte goli i dyshes braziliane Robinjo-Ronaldinjo. I pari sherben ndersa i dyti gjen rrjeten.
Ne ndeshjen tjeter te ketij grupi Real Madrid ka shkaterruar 0-4 Ajaksin e Amsterdamit. Golat per skuadren e Mourinjos u shenuan nga Benzema ne minuten e 36 Arbeloa ne te 44 dhe Ronaldo ne minuten e 70 dhe 81.
Pas ketyre ndeshjeve Reali ka hipotekuar vendin e pare ne grup ne kuoten e 13 pikeve duke lene pas Milanin me 8 Ajaksin 4 dhe Aukserin 3.
Ne grupin E Roma ka permbysur disavantazhin 0-2 te pjeses se pare ndaj Bajernit te Mynihut. Miqte shenuan dy gola me Gomez ne minuten e 33 dhe 39. Vendasit u kunderpergjigjen me Borrielon ne minuten e 49 De Rosin ne te 81-en dhe Totin me 11 metersh ne minuten e 84.
Takimi tjeter i ketij grupi mes Bazelit dhe Cluj u mbyll 1-0 per zvicerianet. Grupi E kryesohet nga Bajern me 12 pike ndjekur nga Roma me 9 Bazel 6 dhe Cluj 3.
Ne grupin F Chelsea ka fituar me rezultatin 2-1 ndaj modesteve te Zilinas. Miqte e mbyllen pjesen e pare ne avantazh por golat e Sturridge dhe Maludas zhvleftesuan golin e sllovakeve.
Me heret ne kete grup Marseja shkaterroi 0-3 Spartakun e Moskes. Grupi udhehiqet nga Chelsea me 15 pike Marseja 9 Spartaku 6 dhe Zilina 0.
Shaktari ka mundur 0-3 Partizanin e Beogradit dhe ka marre kryesimin e grupi H kjo fale edhe humbjes 2-0 te Arsenalit ndaj Brages ne Portugali. Shaktari kryeson me 12 pike i ndjekur nga Arsenal dhe Braga me 9 dhe partizan Beograd 0 pike.
Ndeshjet e Liges se Kampioneve rikthehen te merkuren ku spikat sfida e Interit ndaj Tuentes e cilesuar si mundesia e fundit e trajnerit Benitez per te vazhduar punen ne stolin zikalter.