Disiplina pezullon dy vjet Memaliajn

Komisioni i Disiplines ne Federaten Shqiptare te Futbollit ka pezulluar ekipin e Memaliajt per dy vjet nga aktivitetet futbollistike. Gjithashtu ky ekip ka marre edhe nje gjobe prej dy milione lekesh si denim per dhunen e ushtruar ndaj lojtareve miq ne ndeshjen Memaliaj-Butrinti. Trajneri i Memaliaj Aleksander Qiqi eshte pezulluar per 5 vjet dhe ka marre 300 mije leke gjobe ndersa 6 lojtare te ketij ekipi Sako Seferi Mema Kalemi Caushi dhe Beqiri jane pezulluar me nga 6 vite dhe 300 mije leke gjobe secili. Komisioni i Disiplines ka marre masa ndeshkimore edhe per ndeshjen tjeter ku u shenuan akte dhune ate midis Gramshit dhe Tomorit. Gramshi denohet me 2 ndeshje pa tifoze humb sfiden 3-0 ndaj Tomorit dhe gjobitet me 50 mije leke gjobe.
Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Marte 23 Nentor 2010