Franko Burraj, objektiva madhorë për vitin 2022

Franko Burraj, rekordmeni kombëtar në 200 dhe 400 metra, në garën e parë të vitit 2022 është shpallur sportisti më i mirë i kampionatit kombëtar individual dimëror. Burraj për RTSH Sport ka treguar dhe atë se çfarë bëri në garat dimërore.
“Kemi marrë disa rezultate të mira që i paraprijnë Kampionatit Ballkanik që do të zhvillohet në Turqi”.
Për shkodranin e garave të shpejtësisë, problemi më i madh në Shqipëri është mungesa e rivalitetit
“Realisht, rivaliteti në Shqipëri nuk është në nivelet e duhura, por ne gjithmojnë synojmë për Kampionatin Ballkanin dhe garat jashtë shtetit”.
Vllaznia 12 medalje në kampionatit individual dimëror, 5 prej të cilave të arta. Për Burrajn është meritë e punës së gjithë atletëve kuqeblu.
“Kjo, falë dhe trajnerëve tanë që realisht bëjnë një sakrificë shumë të madhe për ne. Po ashtu është dhe merit e tartanit të ri që po jep rezultate dhe te sportistët e rinj”.
E më së fundi nuk do të ketë më zhvendosje në “Elbasan Arena” për një stërvitje të mirrëfilltë, sepse “Loro Boriçi” e ka tartanin e tij.
“Kemi patur shumë problem me tartanin e vjetër. Po ashtu, kur u prish ishim pothuajse një vit pa tartan. Tani është gati dhe duket në formën më të mirë”.
Kampionati Ballkanik i të rriturve në salla të mbyllura është aktiviteti i radhës dhe Burraj ka objektivat e veta duke kërkuar që gjatë vitit të thyejë dhe rekordet kombëtare në 200 dhe 400 metra.
“Elbasani ishte vetëm një test, për të parë se ku ishim. Tani do të fillojmë përgatitjet për Ballkaniadën bë Turqi, e cila I paraprin edhe Botërorit”, ka përfunduar Burraj.