E Diel, 1 Nëntor 2026

Kupa e parë e botës në futboll, nderohet i vetmi lojtari i gjallë

Kupa e parë e botës mund të duket se një histori e lashtë, por është një person ende i gjallë për të folur për të. Francisco Varallo, atëherë vetëm 20 vjec, është lojtari i vetëm i gjallë që ka luajtur në fushë finalen e parë të Kupës së Botës në Montevideo në vitin 1930. Qindra tifozë janë mbledhur në qytetin e lindjes së Varallos, në La Plata, rreth 63 kilometra në jug të kryeqyteti, Buenos Aires, për të nderuar sulmuesin legjendar.

"Jam jashtëzakonisht i lumtur. Kurrë në gjithë këto vite të jetës sime
nuk kam patur një vëmendje të tillë, vërtetë", ka deklaruar i emocionuar
Varallo, i cili ka mbushur 100 vjec në fillim të këtij muaji, por ende e
kujton ndeshjen ku Argentina e tij dështoi 4-2 përballë Uruguay.

Megjithëse nuk e ka fituar kurë Kupën e Botës me Argentinën, Varallo, i
njohur si Pancho, ka lënë gjurmë të pashlyeshme, duke udhëhequr Boca
Juniors në një rekord të papërsëritshëm prej 181 fitoresh në 210
ndeshje. Varallo madje mbante titullin si shënuesi më i mirë i Bocas, i
të gjitha kohërave për 70 vjet, vetëm kohët e fundit i kaluar nga
sulmuesi aktual i argjentinasve Martin Palermo.

Eno Skarço

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›