E Diel, 1 Nëntor 2026

Seria A, Milan rikthehet tek fitorja. Mund 3-2 Udinezen

Milan shkon me moralin e lartë në sfidën e të martës në Ligën e Kampioneve, kundër Manchester United, duke mundur 3-2 Udinesen, nën sytë vëzhgues të teknikut të anglezëve, Alex Ferguson. Sfida në San Siro ka shkuar mirë për kuqezinjtë e Leonardos, që i ka besuar, por nuk është zhgënjyer nga hollandezi, Klaas-Jan Huntelaar, autor i dy golave. Sulmuesi ka shënuar me kokë në minutën e 7, pas krosimit të Ronaldinhos.

Lajmet e mira për teknikun brazilian, në vigjilje të sfidës me United
vazhdojnë, pasi edhe Alexandre Pato kthehet, pas dëmtimit në gju, duke
shënuar golin e dytë. Sulmuesi shfrytëzon një top të gjatë, kalon edhe
portierin, përpara se të dërgojë topin në rrjetë, 6 minuta përpara
mbylljesë së pjesës së parë. Por për të futur Udinesen në lojë mendon
Dida, që dështon të largojë goditjen me kokë të Antonio Floro Flores.

Friulanët marrin besim, por Huntelaar shënon edhe golin e tretë, duke
vendosur ndeshjen. Në fund Antonio Di Natale, ngushton diferencën me
golin e dytë, kur shmang pozicionin jashtë loje, dhe depoziton në rrjetë
4 minuta nga fundi. Milan për momentin lëviz në vendin e dytë, 8 pikë
larg Interit, por mund të arrihet nga Roma, nëse fiton me Palermon.

Eno Skarço

< I mëparshmi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›