Vllaznia shënon fitore ndaj Skënderbeut
Superliga rikthehet të dhurojë gola dhe emocione. Dhjetë gola në dy ndeshje,dhe Vllaznia imiton Laçin,në gola, por jo në klasifikim. Edi Marti tashmë mund të mendojë për ringritjen e shkodrane, pasi vërtetoi në "Loro Boriçi" që fitorja kundër Tiranës nuk ishte rastësi.
Trajneri i ri i Skënderbeut, Mirel Josa debuton me humbje,jo vetëm në rezultat, por dhe në vlerë monetare,pasi presidenca kishte premtuar në rast fitorje për çdo lojtar një shumë prej 1.5 milionë lekë.
Miqtë kaluan të parët në avantazh në minutën e 7-të me anë të Malindit. Barazimi nga Belisha vonoi vetëm 1 minutë, ndërsa në minutën e 54-t Hadibuliç kaloi kuqeblutë në avantazh.
4 minuta më pas Shoshi vendosi barazpeshën në fushën e blertë, por talenti Shtubina ka menduar për t'i dhuruar 3 pikëshin skuadrës shkodrane në minuten e 62-të. Me këtë fitore Vllaznia ngjitet në vendin e 9-të me 25 pikë, ndërsa Skënderbeu vazhdon të qendrojë në vendin e fundit me vetëm 20 pikë.
Ndërkaq rezultatet e dy ndjeshjeve të tjera të Kategorisë Superiore janë:
Vllaznia - Skënderbeu 3-2
Kastrioti - Apollonia1-1
Përsa i përket ndeshjeve të Kategorisë së Parë, rezultatet janë:
Ada - Lushnja 1-0
Turbina - Elbasani (shtyrë)
Bylis - Burreli 3-0
Beselidhja - Gramshi1-1
Sopoti - Partizani 0-2
Bilishti - Skrapari (shtyrë)