E Diel, 1 Nëntor 2026

“Kupa është mbushur”, Gjekmarkaj: Rama la zgjatur jetën e vet përmes manovrave të padenjave

Nënkryetari i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj është i pari zyrtar që nisi fjalimet në protestën e sotme të opozitës, që po zhvillohet këtë të martë përpara Kryeministrisë.

Gjatë fjalës së tij, Gjerkmarkaj u shpreh: “Jemi këtu sepse këtij sistemi pa legjitimitet po i afrohet fundi. Sistemi i Rilindjes dhe i Edi Ramës nuk ka më çfarë të prodhojë.”

Më pas ai ngriti akuzat ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama duke thënë se ai e “Ka zgjatur jetën e vet përmes manovrave të padenjave”, duke iu referuar pretendimeve për manipulim të zgjedhjeve.

Nënkryetari i PD-së shtoi se Rama “E ka shndërruar shtetin në mjet pushteti”.

Sipas tij “Një qeveri mund të qeverisë 4 mandate vetëm duke bërë mrekulli për qytetarët, por këtu ka ndodhur e kundërta”.

Më pas duke iu referuar çështjes së pezullimit nga detyra të zëvendëskryeministres Belinda Balluku nga Gjykata Kushtetuese dhe qëndrimit që mbajti kryeministri për shkak të mos arritjes së një kuorumi nga trupa gjykuese që u nda 4 me 4, Gjekmarkaj shtoi: “Kupa është mbushur, në pushtet për të ruajtur veten është i aftë të zhdukë çdo nuancë të drejtësisë. Dje Rama hoqi maskën e fundit për të mbrojtur zëvendësen e vet Belinda Ballukun.”

“Shqipëria nuk ka më luksin e pritjes, ka vetëm detyrimin e guximit.”, shtoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›