E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deklarata e kryeministrit britanik Cameron

Fjalimi i kryeministrit britanik David Cameron mbi vizionin e marrëdhënieve për të ardhmen e vendit në BE ka ngjallur reagime nga personalitete të ndryshme europiane.
 Bashkimi Evropian dhe Britania duhet të jenë të përgatitur për të bërë kompromise, është shprehur kancelarja gjermane Angela Merkel
"Gjermania, dhe unë personalisht, duam që Britania të jetë një pjesë e rëndësishme dhe një anëtare aktive e Bashkimit Evropian. Jemi të gatshëm të flasim për dëshirat e britanikëve por duhet të kemi parasysh se çdo vend ka kërkesat e veta që janë të ndryshme dhe për këtë duhet të gjejmë një kompromis të drejtë", u shpreh Merkel.
 Do të flasim në mënyrë intensive me Britaninë për idetë e saj individuale ka shtuar Merkel pas deklaratavetë Cameron  për një referedum popullor për qëndrimin e BM në BE. 
 Europa është e lidhur me politika të përbashkëta dhe jo vetëm e një tregu unik, - ka reaguar ministri i financave franceze Moscovici. Sipas tij anëtarët e BE kanë detyrime të përcaktuara për unionin. 
“Europa nuk mund të jetë vetëm e të drejtave, ka edhe detyrime dhe përgjegjësi ndaj saj. Nuk duam një Evropë që të limitohet në një treg të vetëm, por kemi nevojë për politika të përbashkëta”, deklaroi ai.
 Presidenti francez Hollande ka thënë se respekton qëndrimin e qeverisë britanike por ka shtuar se anëtarësimi në BE sjell detyrime. 
"Presidenti i Republikës tregoi qartë dëshirën e tij për Britaninë e Madhe për të qëndruar në zemër të Bashkimit Evropian, por në të njëjtën kohë do tu kujtoj edhe një herë të gjithëve se të jesh një anëtar i Bashkimit Evropian sjell me vete një numër të caktuar të detyrimet,  ne besojmë në Evropë dhe ne jetojmë në një pakt solidariteti i cili vlen për të gjitha shtetet anëtare", u shpreh zëdhënësja e Hollande.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›