E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa mbyll seleksionimin e te vegjelve

Turi II

Kupa e Shqiperise ka mbyllur turin e dyte ku verdiktet e ndeshjeve teke me eliminim direkt kane seleksionuar edhe ekipet e vogla qe do te kene shansin per te vazhduar me tej ne kompeticionin e dyte per nga prestigji ne futbollin tone. Memaliaj ka eliminuar Butrintin me rezultatin 1-0 dhe ne turin e 1/8 te finaleve ku do te dalin ne skene ekipet e Kategorise Superiore dhe ato te Kategorise se Pare do te ndeshet me Lacin. Kualifikohet Luzi 2008 pas fitores 2-1 ndaj Sukthit dhe ne turin tjeter do te luaje ndaj kampiones ne fuqi Dinamos. Sopoti fitoi 1-0 ndaj Domosdoves dhe pergatitet te luaje ndaj Beses. Ndersa Skrapari i cili eliminoi Erzenin pas triumfit 2-0 do te duhet te perballet me Tiranen. Ne turin e 1/8-ave te Kupes se Shqiperise do te zhvillohen 16 perballje me sistemin vajtje-ardhje per te percaktuar 16 ekipet qe do te vazhdojne me tej. Sigurisht me te favorizuar do te jene te medhenjte pasi ndeshjet e kthimit do te kene mundesine ti luajne ne shtepite e tyre.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›