Panair ekspozita e trajnime per trashegimine
Pjese e projektit Dite te Trashegimise Kulturore Europiane do te jete edhe Gjirokastra. Festimet te cilat organizohen nga Ministria e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve dhe Organizata per Zhvillim dhe Konservim ne Gjirokaster per nder te Diteve te Trashegimise Kulturore Europiane do te mbahen ne datat 1 deri ne 3 tetor 2010. Gjate ketyre diteve ne qytetin e gurte do te zhvillohet Panairi i Artizanatit ku nuk do te mungojne ekspozitat e ndryshme si dhe nje trajnim i organizuar me kete rast. Te gjitha keto veprimtari se bashku konsiderohen si nje rast unik per te eksploruar potencialet reale qe qyteti i Gjirokastres ka si pasuri boterore e te njerezimit dhe i ve ne sherbim te vizitoreve dhe artdashesve. Projekti Dite te Trashegimise Kulturore Europiane eshte nje aktivitet qe zhvillohet nga te gjitha vendet e Europes pergjithesisht ne muajin shtator nen patronazhin e Keshillit te Europes duke synuar ruajtjen promovimin e vlerave te trashegimise kulturore si dhe rritjen e ndergjegjesimit te publikut per potencialet reale qe perben dhe paraqet kjo trashegimi.