Kategoria I bindin Lushnja e Tomori. Kamza e Terbuni mbajne ritmin ne krye
Lushnja dhe Tomori kane bindur ne ndeshjet e javes se katert te Kategorise se Pare ndersa jane shfaqur si pretendente serioze per nje bilete drejt elites se futbollit ne vend. Edhe pse mes veshtiresive Kamza dhe Terbuni arriten te mbajne hapin ne krye te tabeles me keta te fundit qe regjistruan nje fitore surprize ne fushen e Gramshit. Triumfi i Tomorit ka sjelle humbjen e pare te nje tjeter pretendenteje per tu rikthyer ne Superiore Apolonise. Nderkohe qe kjo jave ka sjelle edhe fitoren e pare te Partizanit ne kete sezon per te marre tri piket perballe Bilisht Sport kryeqytetasit u jane falur dy penalltive te shnderruara ne gol nga Karabeci.
Ekipi qe ka bindur me shume se te gjithe eshte padyshim Lushnja. Lagunaret jane treguar te pameshirshem ne fushen e tyre perballe Luftetarit duke shenuar plot kater gola ne porten e gjirokastriteve. Galica dy here Varfi me 11-metersh dhe Sulo jane autoret e rrjetave per skuadren e drejtuar nga Artan Bano qe ne kater ndeshjet e para ka realizuar 9 gola duke pesuar vetem nje. Ka bindur edhe Tomori qe nuk gabon ne fushen e tij dhe shlyen humbjen e nje jave me pare ne Puke. Beratasit triumfuan 2-0 perballe Apolonise me golat e Bubeqit dhe Klodian Arbrit duke prishur ecurine pozitive te fierakeve. Kamza vuan perballe Vlores qe lufton per mbijetese por ne fund merr tri pike mjaft te rendesishme per klasifikimin. Rrjeta vendimtare ne kete sfide eshte shenuar nga Klevis Dalipi. Terbuni vazhdon te konfirmohet si surpriza e ketij edicioni ata kane fituar ne fushen e Gramshit me rezultatin 3-2. Ata nuk e kane humbur besimin edhe pse kaluan ne disavantazh vetem pas 60 sekondave loje pas golit te Rustemit. Skuadra pukjane ka reaguar mjaft mire duke permbysur shifrat qe prej pjeses se pare me rrjetat e Xhixhes dhe Pepes. Ne pjesen e dyte Dibra ka mbyllur virtualisht sfiden ndersa Gramshi nuk arriti te marre te pakten nje pike megjithese Cekrezi shkurtoi diferencen 14 minuta perpara fundit te takimit. Pas deshtimit total te nje sezoni me pare ne Kategorine Superiore Gramozi vazhdon te zhgenjeje edhe ne kete kampionat. Kolonjaret jane mposhtur 1-0 ne fushen e Mamurrasit ndersa keta te fundit mund te enderrojne pasi tashme renditen ne vendin e gjashte me vetem 2 pike me pak se kryesuesit. Pogradeci fiton ne Vepiloje perballe Ades me golat e Jahajt e Celes ne 15 minutat e fundit te ndeshjes duke permbysur avantazhin fillestar te vendasve. Ndeshja e vetme qe perfundoi ne barazim ka qene ajo ndermjet Burrelit dhe Beselidhjes.