E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa ndeshjet e para te turit te pare



Me 14 ndeshje te luajtura nga 16 te programuara per te dyja grupet A dhe B u zhvilluan takimet e para te turit te pare eliminator te edicionit te 59-te te Kupes se Shqiperise.
Bilishti Sport-Kastrioti ndeshje e cila nuk eshte zhvilluar me marreveshjen e dy klubeve dhe federaten do te luhet nje dite tjeter nderkohe qe fati i takimit Vlora-Shkumbini te pa zhvilluar per shkak te gjendjes se renduar te terrenit te stadiumit Flamurtari por dhe mungeses se policise do te vendoset nga Komisioni i Disiplines prane FSHF-se.

GRUPI A
Dinamo kampionia ne fuqi dhe kryesuesja aktuale e Superliges fitoi 2-0 ne Luz golat nga Martinena dhe Gjokeja duke e mbyllur qysh ne ndeshjen e pare ceshtjen e kualifikimit per nje te tetat e finaleve. Tirana 13-here fituese e Kupes se Shqiperise fitoi minimilisht me Skraparin 1-0 ne Skender Halili fusha stervitore te bardhebluve fale nje goli te sulmuesit Enco Malindi. Ne Berat Tomori i Kategorise se Pare barazoi pa gola me Flamurtarin e Superliges por me te vecanten se trajneri i beratasve eshte nje ish-teknik i vlonjateve Eqerem Memushi. Bylisi shfryu ne Lezhe gjithe inatin e mungeses se rezultateve ne Superlige duke fituar 3-1 me Beselidhjen ne Brian Filipi. Ne Velipoje Ada fitoi 2-1 me Apolonine e Fierit Nika dhe Idrizi per Aden Gerco per fieraket. Partizani rekordmeni persa u perket trofeve ne Kupen e Shqiperise 15 humbi 1-0 me Kamzen.

GRUPI B
Besa fituesja ne fuqi e Kupes se Shqiperise pertej rezultateve te dobeta ne Superlige fitoi 3-0 ne Librazhd me Sopotin vendas Cikalleshi penallti Krasniqi dhe Mihani. Memaliaj i Kategorise se Dyte fitoi 1-0 me Lacin e Kategorise Superiore goli i Korado Kalemit me penallti. Terbuni u tregua nje kundershtar i denje per Vllaznine duke barazuar1-1 ne Puke me shkodranet e malaziasit Mojash Radonjic Guri per Terbunin dhe Sinani per Vllaznine. Burreli u tregoi nje kocke e forte ne barazimin 2-2 me Skenderbeun paverisisht avantazhit te dyfishte te skuadres se Muces Berkic Vrapi. Pjetrani dhe Baku penallti barazuan per matjanet. Teuta fitoi 2-1 ne Mamurras Hasalla per mamurrzaket Frasheri dhe Topi 11-m per durrsaket. Pogradeci pas fitores ne kampionatin e Kategorise se Pare fitoi edhe ne ndeshjen e Kupes se Shqiperise me Lushnjen 1-0. Dy takimet e tjera te ketij grupi Luftetari-Gramozi dhe Gramshi-Elbasani u mbyllen ne barazim pa gola. Takimet e kthimit te ketij turi do te luhen me 3 nentor 2010

KUPA E SHIQIPERISE
EDICIONI I 59-TE
TURI I PARE NDESHJET E PARA

GRUPI A

Luzi 2008-Dinamo 0-2
Skrapari-Tirana 0-1
Tomori-Flamurtari 0-0
Vlora-Shkumbini nuk u luajt
Bilisht Sport-Kastrioti e shtyre
Beselidhja-Bylis 1-3
Ada-Apolonia 2-1
Partizani-Kamza 0-1

GRUPI B

Sopoti-Besa 0-3
Memaliaj-Laci 1-0
Terbuni-Vllaznia 1-1
Mamurrasi-Teuta 1-2
Burreli-Skenderbeu 2-2
Gramshi- Elbasani 0-0
Luftetari-Gramozi 0-0
Pogradeci-Lushnja 1-0

21 Tetor 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›