Show ne San Siro Interi i falet Etose
Interi spektakolar ne San Siro por me nje fundloje te tmerrshme per kampionin ne fuqi te Europes teksa nga 4-0 ne pjesen e pare Totenhemi qe e mbylli ndeshjen ne 4-3 edhe pse skuadra angleze luajti per gati 80 minuta me dhjete lojtare.
Inter-shoe nisi pas vetem 100 sekondash loje kur kapiten Zaneti pasi mori nje top nga Etoo realizoi golin e pare. Argjentinasi nuk shenonte nga 27 shkurti i vitit 2008 ne ndeshjen Inter-Roma. Pas vetem nente minutash Shnajder leshoi nje diagonale te gjate per Biabanin mesfushori i Interit u frenua ne menyre te parregullt nga portieri i Totenhemit Gomez i ndeshkuar me karton te kuq. Samuel Etoo transformoi ne gol penalltine e ekzekutuar ne porte e mbrojtur nga portieri zevendesues Kudicini. Furia zikalter vazhdoi me Dejan Stankovicin mesfushori serb shenoi pas asistit te marre nga Samuel Eto. Goli i katert ka per autor kamerunasin njeriun kyc te Interit. I sherbyer nga Kutinjo Etpo shmangu nderhyrjen e Galasit dhe Basongut e me pas mposhti per here te dyte Kudicinin. 4-0 per Interin. Ne pjesen e dyte Totenehmi shenoi tre gola te realizuar nga Bale 52 90 dhe 92 Ne ndeshjen tjeter te grupit A holandezet e Tventes barazuan 1-1 me gjermanet e Verder Bremenit Jansen 75 shenoi per Tventes Arnautovic 80 per Verderin. Interi kryeson me 7 pike Totenhemi 4 Tvente dhe Verderi nga 2. Ne grupin B Lioni regjistroi fitoren e trete ne Ligen e Kampioneve duke mundur 2-0 Benfiken qe e mbylli ndeshjen me dhjete lojtare Briand 22 dhe Lopez 52 autoret e golave. Shalke arriti fitoren e dyte ne grup duke shkaterruar 3-1 Hapoel Tel Avivin. Sulmuesi spanjoll i Shalkes Raul shenoi dy gola te asistuar nga Huntelar nderkohe qe ishte pjese e golit te trete te realizuar nga Jurado pasi topi i gjuajtur nga ish-lojtari i Realit goditi me pare shtyllen. 68 gola per Raulin golashenuesin me te mire ne Ligen e Kampioneve. Ne grupin C Mancesteri fitoi 1-0 me turqit e Bursasporit gol i portugezit Nani ne minuten e 7-te. Po ne kete grup Rejnxhersi dhe Valencia barazuan 1-1 por me protagonist absolut lojtarin e skuadres skoceze Edune autori nje goli dhe autogoli ne favor te Valencias. Ne grupin D Barcelona mori kryesimin e grupit pas fitores minimale 2-0 me Kopenhagenin fale dy golave te Lionel Mesit. Panathinaikosi dhe Rubin Kazani u ndane ne barazim pa gola nje rezultat qe i sherbeu me shume danezeve te Kopenhagenit.
21 Tetor 2010