E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kristiano Ronaldo kalon treshen magjike



Kristiano Ronaldo eshte duke ngulur nje gozhde ne historine e Realit te Madridit. Portugezi me 40 gola ne 45 ndeshje dhe mesataren e shenimit 088 gola per ndeshje kaloi ne perqindjen e realizimit te golave rekordin golashenuesve mitike te bardhe si Di Stefano Raul dhe Hugo Sancez. CR7 ka shenuar deri tani shtate gola gjashte ne sezonin aktual te Primera Divizionit dhe nje ne Ligen e Kampioneve e qe u bashkohen 26 golave te sezonit te kaluar 29 ndeshje dhe shtate ne Ligen e Kampioneve ne gjashte ndeshje. Keto shifra kalojne rekordet e Di Stefanos 307 gola ne 407 ndeshje zyrtare mesatarja 076 Hugo Sancezit mesatarja 073 me 207 gola ne 283 ndeshje dhe Raulit 326 gola ne 740 ndeshja mesatarja 044. Kristiano Ronaldo ka lene pas shume golashenues te famshem. Gjate muajit tetor ai ka shenuar dy gola kunder Deportivos dy me Kombetaren portugeze nje tjeter dopjete kunder Malages dhe golito goli i mrekullueshem kunder Milanit te marten ne mbremje. Ne total CR7 ka shenuar shtate gola. Me ate qe shenoi ne Ligen e Kampioneve ai u ngjit ne kuoten e 40 golave ne 45 ndeshje zyrtare me Realin e Madridit nje shifer e lakmueshme per cdo golashenues. Portugezi eshte shnderruar ne nje rul qysh kur Murinjo deklaroi se ai eshte i paprekshem. Pas barazimit te bardhe kunder Levantes u ngriten disa dyshime per performancen e Kristiano Ronaldos por shifrat nuk genjejne ne termat e perqindjes ai eshte golashenuesi me i mire i Realit te Madridit.

Camak thyen nje rekord te pabesueshem

Maruane Camak po i surprizon te gjithe me ate qe po ben te Arsenali. Nderkombetari maroken i Topcinjve po shnderrohet ne nje hero te vertete ne Emirates Stadium. Me golin e shenuar ne fitoren 5-1 te Arsenalit kunder Shahktar Donetskut numri 29 shenoi golin e tij te gjashte ne gjashte ndeshje rresht te Liges se Kampioneve. Jam i kenaqur. Shpresoj qe kjo te vazhdoje. Tani duhet te meendojme per kampionatin dhe trasnferte kunder Mancester Siiti. Do te jete nje duel i bukur shume atletik.

Shqiperia ngjit dy kate ne FIFA tani e 65-ta

Pas festimeve te bujshme te 80-vjetorit te themelimi te Federates Shqiptare te Futbollit lajmit te gezueshem nga ana e kryeministrit Berisha per ndertimin e nje stadiumi teresisht futbollistik ultramodern dekorimit te presidentit te UEFA-s Mishel Platini me Urdhrin Nene Tereza nga ane e Presidentit te Republikes Bamir Topi por dhe atij te FSHF-se Armando Duka me Urdhrin Naim Frasheri i Arte FIFA i dha nje tjeter lajm me arome te kendshme Shqiperise se futbollit. Ne renditjen e muajit shtator 2010 te publikuar me 20 tetor Kombetarja jone e futbollit pas barazimit 1-1 me Bosnjen ne Tirane dhe humbjes 2-0 me Bjellorusine ne Minsk - ndeshje keto per eliminatoret e Kampionatit Europian 2012 - eshte ngjitur dy vende ne ranglisten boterore te FIFA-s duke u pozicionuar tani ne vendin e 65-te vetem 3 pozicione larg rekordit te saj historik vendi i 62-te i regjistruar ne gusht te vitit 2006. Gjithsesi ne raportin e pikeve Shqiperia per shkak te humbjes me Bjellorusine ka zbritur 13 pike dhe tani ka 491 pike. Shqiperia ne renditjen kontinentale te UEFA-s eshte e 35-ta nga 53 federata europiane - nje muaj me pare renditej e 37-ta- dhe ka mundur te lere pas dhe emra te tille si Polonia e 36-ta Maqedonia e 37-ta apo dhe Finlanda e 42-ta. Ne renditje boterore Shqiperia ndodhet midis kombetares afrikane nga Mali 64 dhe asaj nga Amerika Qendrore Kosta Rikes. Ne Europe Shqiperia ndodhet midis Belgjikes 34 dhe Polonise 36. Vendi i 65-te eshte pozicioni me i mire i Shqiperise per vitin 2010 qe e nisi nga vendi i 97-te ne janar te ketij viti duke fituar gjate tete muajve te pare 32 vende ne renditjen boterore. Gjate tete ndeshjeve te vitit 2010 kater zyrtare dhe kater miqesore Shqiperia ka humbur vetem nje ndeshje me Bjellorusine ate me Bjellorusine nderkohe qe ka fituar pese te tjera dhe barazuar dy. Ndeshja e ardhshme nderkombetare e Shqiperise eshte ajo kunder Maqedonise nje miqesore qe do te luhet ne Korce me 17 nentor njeheresh dhe e fundit per kete vit futbollistik.

Renditjet gjate vitit 2010

Gusht 2010 65
Gusht 2010 67
Korrik 2010 70
Qershor 2010 71
Maj 2010 79
Prill 2010 80
Mars 2010 83
Shkurt 2010 96
Janar 2010 97

Ndeshjet gjate vitit 2010
Shqiperi-Irlande e Veriut 1-0 M
Mali i Zi-Shqiperi 0-1 M
Shqiperi-Andorre 1-0 M
Shqiperi-Uzbekistan 1-0 M
Rumani-Shqiperi 1-1 Z
Shqiperi-Luksemburg 1-0 Z
Shqiperi-Luksemburg 1-1 Z
Bjellorusi-Shqiperi 2-0 Z
BILANCI 5 fitore 2 barazime 1 humbje

KUNDERSHTARET
Bjellorusia rritet me 13 vende

Nga ekipet kundershtare te Shqiperise ne Euro 2012 grupi D Bjellorusia eshte rritur me 13 vende tani e 42-ta 623 pike. Franca eshte rritur me 9 vende tani e 18-ta 888 pike. Rumania humbi 4 vende 50/568 pike. Bosnje-Hercegovina eshte rritur me 6 vende 59/544. Luksemburgu ra 5 vende 135 174 pike.

PODIUMI
Spanja e para ne bote

Spanja kampione e botes dhe Europes vazhdon te kryesoje renditjen boterore e ndjekur nga Holanda dhe Brazili. Gjermania dhe Argjentina renditen perkatesisht ne vendin e 4-t dhe te 5-te. Ne Top-10 ngjitjen me te madhe e ka bere Rusia qe eshte rritur me 15 pozicione tani ne vendin e 10-te.

Erjon Bogdani Asnje mllef kunder Kievos

Tre gola ne shtate ndeshje. Eshte kurba e marshimit te Erjon Bogdanit. Ishte i tiji goli i avantazhit te perkohshem i se dieles se kaluar te Cezenes kunder Parmes. Bomberi shqiptar sheh nje rilindje ne rritje pas nje tri humbjeve rresht kunder Katanias Napolit dhe Udinezes. Pas ndeshjes kunder Parmes Bogdani evidentoi Ia dolem te bejme nje ndeshje te mire dhe ne fund te saj ishim shume prane fitores - citohet sulmuesi shqiptar nga portali italian Romagnanoi.it. Bogdani eshte futur mire ne skuadren romanjole - theksohet ne shkrim. Erjoni vlereson trajnerin e tij Masimo Fikadenti Me ka vendosur ne rolin tim ideal ne qender te sulmit mund te luaj edhe me larg por do te ishte me e veshtire te shkoja te goli. Ndeshja e ardhshme e Cezenes eshte ajo kunder Kievos ish-skuadres se tij. Do te jem i qete nuk kam asnje mllef do te jete nje ndeshje e veshtire ne menyre te vecante duhet te tregohemi te kujdesshem ndaj Pelizierit - perfundoi Bogdani.

Lorik Cana me nje armik me pak te Gallatasaraj

Trajneri Frank Rajkard dhe Gallatasaraji kane arritur ne nje marreveshje te perbashket per prishjen e kontrates qe i lidhte konfirmon klubi turk. Ekipi verdhekuq ndodhet i nenti ne klasifikim pas tete ndeshjesh te kampionatit turk i shkeputur tete pike nga vendi i pare qe mbahet nga Bursaspor. Rajkard u bashkua me klubin e madh turk ne vitin 2009 pas largimit nga Barcelona. Gallatasaraj ka humbur pese ndeshjet e fundit te kampionatit duke u zhytur ne nje krize te thelle rezultatesh.
Fatih Terim mund te jete zevendesuesi i Rajkardit.

21 Tetor 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›