E Diel, 1 Nëntor 2026

Kupa, përcaktohen kater me te miratDinamo e Shkumbini nga Grupi A dhe Tirana e Partizani nga ai B janë dhe katër skuadrat gjysmëfinaliste, që siguruan nga një biletë në rrugën për fitimin e trofeut të edicionit të 57-të Kupës së Shqipërisë, ku

Dinamo e Shkumbini nga Grupi A dhe Tirana e Partizani nga ai B janë dhe katër skuadrat gjysmëfinaliste, që siguruan nga një biletë në rrugën për fitimin e trofeut të edicionit të 57-të Kupës së Shqipërisë, ku vetëm Shkumbini nuk e ka fituar më parë ndonjëherë këtë kompeticion. Tri skuadrat e kryeqytetit në total  kanë fituar 41 nga 56 edicionet e përfunduara. Brenda katërshes së këtij grupi është dhe Partizani, që me 15 trofe mban edhe rekordin në këtë kompeticion.

DINAMO-VLLAZNIA 0-0
Një ndeshje tërësisht e qetë, ku të dy skuadrat u kujdesën shumë të mos rrezikonin. Kualifikimi i Dinamos dukej i mbyllur qysh në ndeshjen e parë të fituar në Shkodër (1-2). Një shtyllë e ganezit Boadu të Vllaznisë dhe disa raste të humbura nga ana e Dinamos. Mbetet për t’u parë sesi do të përfundojë ndeshja Vllaznia-Dinamo (java e 32-të e kampionatit). Dinamo kualifikohet për 31-të në gjysmëfinale, ndërkohë që vendosi në balancë dhe llogaritë e kualifikimeve direkte me Vllanzinë: 10-10. Dinamo, 13 herë fituese e Kupës, e ka fituar për hërë të fundit atë në vitin 2003. Dinamo në turin e parë eliminoi Ilirinë e Fushë Krujës (2-0, 4-0), në të dytin Kastriotin e Krujës (2-1, 3-0) dhe në të tretin Vllazninë (2-1, 0-0).

BESA-SHKUMBINI 0-1
Bikolula Nana goditi shtyllën në fillimin e ndeshjes, Besa iu imponua Shkumbinit gjatë gjithë takimit, por pak minuta përpara përfundimit të takimit në Kavajë, autogoli i Sokol Ishkës në minutën e 88-të, i dha fund ëndrrës kavajase për të fituar për herë të dytë Kupën e Shqipërisë, pas asaj të vitit 2007. Takimi i parë midis tyre në Peqin kishte përfunduar në barazim 1-1, duke i dhënë lejën Shkumbimit për të vazhduar më tej. Tani gjithçka midis Besës e Shkumbinit është në ekuilëbër të plotë: 9 takime, 3 fitore Besa, 3 barazime e 3 humbje. Kualifikimet direkt: 2-2. Shkumbini kalon për herë të tretë në gjysmëfinale. Shkumbini në turin e parë eliminoi Gramozin e Ersekës (2-0, 4-0), në turin e dytë Apoloninë (0-0, 2-0) dhe në tretin Besën (1-1, 1-0).

ELBASANI-TIRANA 0-2
Tirana nuk kishte shënuar asnjë gol në tri takimet e para kundër Elbasanit midis kampionatit e kupës, por në ndeshjen e kthimit të Kupës së Shqipërisë në “Ruzhdi Bizhuta”, 13-herë fituesit e Kupës shënuan dy gola shumë të shpejtë brenda tri minutash, duke mbyllur edhe kualifikimin. Fillimisht me Patushin (9’), të devijuar edhe nga mbrojtësi maqedonas i Elbasanit, Nikola Karçev, e më pas me anë të Daniel Xhafës në të 12’. Ndeshja pati një personazh “Vip”, trajnerin e Kombëtares Ari Han, por kulmi arriti kur portieri i Elbasanit, Alfred Osmani pas një ndërhyrje humbi ndjenjat, aq sa u desh ambulanca për ta çuar me urgjencë në spitalin e qytetit. Tirana arriti për herë të 30-të në gjysmëfinale. Në turin e parë eliminoi Tërbunin (1-1, 1-0), në të dytin Lushnjën (4-1, 5-0) dhe në të tretin Elbasanin (0-0, 2-0). Tirana, 13 herë fituese e Kupës, e ka fituar për hërë të fundit atë në vitin 2006.

PARTIZANI-FLAMURTARI 1-0 (pen, 5-4)
Partizani-Flamurtari ishte e tëra një histori penalltish, duke filluar që nga ndeshja e parë në Vlorë (Shehaj i Flamurtarit realizoi me penallti), duke vazhduar në Tiranë (Shehaj nuk shënoi nga pika e bardhë, priti Shehi i Partizanit), e për të përfunduar me serialin e penalltive (Shehaj sërish i pafat përballë Shehit). Gjithsesi, heroi i kualifikimit të Partizanit është talenti Arbër Capo me atë devijim drejt portës vlonjate në minutën e 40-të, që i çoi shifrat e dy takimeve në 1-1 dhe i detyroi skuadrat të djersinin fort gjatë 120 minutave. Marius Ngjela gaboi për Partizanin, ndërsa Ardit Shehaj e Franc Veliu për Flamurtarin, duke fiksuar shifrat 5-4 për Partizanin në gjuajtjet e penalltive. Partizani, 15 herë fitues i Kupës, e ka fituar për hërë të fundit atë në vitin 2004. Në turin e parë Partizani eliminoi Tepelenën (5-0, 2-0 në tav.), në të dytin Burrelin (0-1, 5-0) dhe në të tretin Flamurtarin (0-1, 1-0, 5-4 me penallti).

KUPA E SHQIPËRISË
Çerekfinalet,
Ndeshjet e kthimit
11.03.2009, 14:30

GRUPI A
Dinamo-Vllaznia         0-0    (2-1)
Besa-Shkumbini        0-1    (1-1)
KUALIFIKOHEN: Dinamo, Shkumbini

GRUPI B
Elbasani-Tirana        0-2    (0-0)
Partizani-Flamurtari*    1-0    (0-1)

KUALIFIKOHEN: Tirana, Partizani
() Në kllapa rezultatet e ndeshjeve të para
* Partizani kualifikohet me penallti: 5-4

E Merkure, 11 Mars 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›