E Diel, 1 Nëntor 2026

Mars 2009, Shqipëria e 80-a ne FIFAShqipëria ka humbur një vend në raport me muajin shkurt 2009, duke zbritur tashmë renditjen e muajit mars në vendin e 80-të me 420 pikë, -15 pikë në pak. Në renditjen specifike kontinentale, atë UEFA-s, Shqipë

Shqipëria ka humbur një vend në raport me muajin shkurt 2009, duke zbritur tashmë renditjen e muajit mars në vendin e 80-të me 420 pikë, -15 pikë në pak. Barazimi pa gola në Maltë ka dhënë ndikimin e vet të Shqipërisë në renditjen botërore të përmuajshme të publikuar nga FIFA.

Në renditjen specifike kontinentale, atë UEFA-s, Shqipëria është sërish e 37-a nga 53 vende anëtare të qeverisë së futbollit europian, duke lënë pas si vende të tilla si Qipro, Austria, Bjellorusia.

Hungaria, kundërshtari ynë i 28 marsit në të Botërorit 2010 ka zbritur 5 vende dhe tani ndodhet në vendin e 48-të. Danimarka, me të cilën do të përballemi, më 1 prill, ka zbritur 4 vende, tani e 38-a.

Portugalia ndodhet e 10-ta në FIFA (+2 vende), Suedia nuk ka lëvizur, tani e 25-ta në FIFA. Malta me barazimin kundër Shqipërisë është ngjitur tetë vende, tani 146-a.

Renditja botërore dhe ajo evropiane kryesohet nga Spanja (1666 pikë), Gjermania (1366 pikë) e Holanda (1317 pikë).

GRUPI 1
Ekipi             FIFA  UEFA       PIKË LËVIZJA
Portugalia         10    8         1025    +2
Suedia            25    17        782    0
Danimarka       38    23        701    -4
Hungaria        48    26        596    -5
Shqipëria       80       37        420    -1
Malta           146   9           169   +8

BALLE PER BALLE ME HUNGARINË
RENDITJET E MUAJIT MARS 2009

Renditjet në FIFA

Shqipëria e 80-a
Hungaria e 48-a
Vende: 205

Renditjet në UEFA

Shqipëria e 37-a
Hungaria e 26-a
Vende: 53
RENDITJET
MARS 2009

FIFA
79 Zelanda e Re  +3 vende
80 Shqipëria    -1 vend
81 Omani        +6 vende

UEFA
36 Islanda        +2 vende
37 Shqipëria    -1 vende
38 Qipro        +14 vende

Të gjitha renditjet e Shqipërisë në FIFA në muajin mars

Mars 1993:86
Mars 1994:95
Mars 1995:106
Mars 1996:91
Mars 1997:118
Mars 1998:100
Mars 1999:92
Mars 2000:82
Mars 2001:75
Mars 2002:96
Mars 2003:101
Mars 2004:89
Mars 2005:88
Mars 2006:88
Mars 2007:88
Mars 2008:74
Mars 2009:80

E Merkure, 11 Mars 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›