Kupa, sot vetem nje formalitet

Ora: 16:30
Shijak
Dinamo-Vllaznia (0-4)
B.Breshani G.Koka-R.Avdo
Tirane
Tirana-Elbasani (3-0)
E.Sino S.Zeka-A.Molla
Do te percaktohet sot pas vershellimes se trefishte te gjyqtareve ne Shijak dhe Tirane edhe cifti i finales se madhe te Kupes se Shqiperise. Ne te vertete, finalja duket se eshte konturuar plotesisht pas fitoreve te thella te Vllaznise (4-0 me Dinamon ne “Loro Borici”) dhe te Tiranes (3-0 me Elbasanin ne “Ruzhdi Bizhuta”) dhe dy takimet e sotme do te jene vetem nje formalitet. Sidoqofte, gjate deklaratave dhene ne ditet e fundit, perfaqesues nga te katerta kampet jane betuar dhe sterbetuar per nje “loje te paster”, kjo pasi takimi i fituar nga Vllaznia me Dinamon, qe hidhte ne fushe formacionin e trete, u vu ne pikepyetje per sa i perket fair-play-t. Aludimet arriten deri aty sa u dyshua per nje marreveshje te fshehte, ku blute toleruan ne Kupe per te marre favorin mbrapsht ne kampionat. Por ajo qe e mbeshtjell kete takim me nje tis te vertete dyshimi eshte fakti se 90 minutat e dyta do te luhen ne Shijak! Dinamo i ka luajtur te gjitha ndeshjet e saj ne Tirane prej dites se themelimit, ndaj lajmi i dale nga sektori i garave ne federate ka habitur jo pak dhe ka ngritur hipotezat te tjera rreth ndershmerise se kompeticionit. Shpjegimet e para jane se Dinamo nuk ka fushe ne kryeqytet (pavaresisht se jane dy stadiume) dhe, duke qene se Tirana do te luaje ne “Selman Stermasi”, blute do te shtegtojne ne “Tofik Jashari” meqe drejtuesit dinamovite nuk kane kontrate me nderkombetarin “Qemal Stafa”, kur dihet “gjoba” prej 3 milione lekesh te vjetra qe kerkon stadiumi me i madh ne vend per te vene ne dispozicion ambientet e tij. Per sa u perket formacioneve, priten ndryshime te medha nga ato te ndeshjeve te para. Tirana mund te mos hedhe ne fushe me te miret, duke kerkuar t’i ruaje ata per derbin kunder Partizanit, ndersa Dinamo e Elbasani, praktikisht te skualifikuar, do te kerkojne te eksperimentojne lojtaret e rinj qe kane ne gjirin e tyre. Vllaznia duket se do te jete ekipi qe do te zbrese “full-option” ne fushe, pasi disfata 5-1 ne kampionat me Tiranen do ta detyroje “Deden” te punoje me shume me skuadren.