Topalli: Hapet epoka e stabilitetit politik
Një ditë pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese në Kuvend me 115 vota pro, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, është shprehur se tashmë në Shqipëri hapet epoka e stabilitetit politik. Reformat e mëdha, është shprehur Topalli, realizohen vetëm nga bashkëpunimi i mazhorancës dhe i opozitës. Duke e konsideruar një ngjarje historike miratimin në Kuvend të ndryshimeve kushtetuese, Topalli është shprehur se "kjo është një histori suksesi e republikës parlamentare dhe e parlamentarizmit shqiptar. Asnjëherë në këto 20 vjet nuk ka ndodhur që të ketë një konsensus aq të gjerë midis forcave politike, konsensus që arriti shifrën e paimagjinueshme prej 117 deputetësh, ndër 137 që ishin prezent". Kryetarja e Kuvendit nuk ka dashur të bëjë asnjë koment në lidhje me deklaratën e dy ditëve më parë të Presidentit Topi, i cili ka deklaruar se Kushtetuta nuk është ndërtim informal. Gjithashtu, ajo nuk ka pranuar që në grupin e PD-së ka përçarje apo mosmarrëveshje.