Kupa te medhate kualifikim me goleade
Asnje surprize dhe shume gola. Kupa e Shqiperise ka konfirmuar forcen e ekipeve te medha ndersa disa prej tyre jane treguar te pameshirshme ndaj kundershtareve te turit te pare. Dinamo Besa Shkumbini Vllaznia Tirana Flamurtari e Bylis jane kualifikuar ne 1/8-at me goleada. Nderkohe ekipet e tjera te Kategorise Superiore si Teuta Laci Skenderbeu Kastrioti e Elbasani jane mjaftuar vetem me sigurimin e nje bilete per ne fazen tjeter te aktivitetit te dyte per nga rendesia ne vend.
Ne Grupin A Dinamo nuk e ka toleruar aspak skuadren Luzi 2008 kampionet e Shqiperise ne fuqi kane fituar me rezultatin 7-2 duke e mbyllur te gjithe sfiden me shifrat e pergjithshme 10-2 takimi i pare perfundoi 0-3 per blute. Tirana Shkumbini Bylisi dhe Flamurtari e kane gjetur kater here rrugen e rrjetes. Bardheblute peqinasit dhe ballshiotet e kishin siguruar praktikisht kalimin e turit qe prej ndeshjeve te para kryeqytetasit kishin fituar 0-1 ne fushen e Skraparit perpara se ta mbyllnin takimin e kthimit 4-0 triumfi 4-0 i Bylisit kompletoi shkaterrimin e Beselidhjes e cila kishte humbur 1-3 edhe ne sfiden e pare ndersa Shkumbini fitoi 4-1 ne shtepi pasi e kishte fituar ndeshjen e pare me Vloren me rezultatin 3-0 ne tavoline. Flamurtari mposhti 4-2 Tomorin pas barazimit pa gola ne ndeshjen e pare. Nga faktori fushe perfitoi edhe Kastrioti qe siguroi kualifikimin fale fitores 2-0 perballe Bilisht Sportit ne nje kohe kur sfida e pare ishte mbyllur ne barazim 2-2. Lufte me e forte eshte zhvilluar ne dy ciftet e tjera te ketij grupi ndermjet skuadrave qe militojne ne Kategorine e Pare. Apolonia nje prej pretendenteve kryesore per tu ngjitur ne Superiore i ka dhene lamtumiren e parakohshme Kupes. Fieraket nuk shkuan me teper se barazimi pa gola ne fushen e tyre perballe Ades duke mos arritur te permbysin humbjen 2-1 te ndeshjes se pare ne Velipoje. Ne barazim 0-0 perfundoi edhe ndeshja Kamza-Partizani edhe pse kane tentuar gjate gjithe kohes te fitojne ky rezultat i ka kenaqur kamzallinjte te cilet kishin fituar ne takimin e pare. Ne Grupin B Besa mposhti 7-2 Sopotin ndersa mjaft gola u shenuan edhe ne Loro Borici te Shkodres ku Vllaznia fitoi 5-0 perballe Terbunit pas barazimit 1-1 ne ndeshjen e pare. Laci Skenderbeu e Elbasani nga elitaret dhe Gramozi nga inferioret vazhdojne me tej aventuren duke shenuar vetem nje gol me shume se kundershtaret e tyre. Teuta mjaftohet me barazimin 1-1 ndaj Mamurrasit pasi kishte fituar sfiden e pare. Lushnja permbys Pogradecin duke i shkaterruar liqenoret me rezultatin 4-1.
Rezultatet e djeshme kane percaktuar edhe ciftet e turit te dyte te Kupes qe perkon me fazen e 1/8-ave. Ne Grupin A spikatin sfidat Bylis-Flamurtari e Kastrioti-Shkumbini ndermjet elitareve Dinamo luan me Kamzen ndersa Tirana ndeshet me Aden. Ne Grupin B nga Superiorja jane kryqezuar Elbasani-Vllaznia e Skenderbeu-Teuta. Besa ka si kundershtar Lushnjen ndersa Laci perballet me Gramozin.