Kupa te merkuren percaktohen cerekfinalistet

Me tete ndeshjet e kthimit te te turit te dyte te Kupes se Shqiperise do te percaktohen edhe tete skuadrat cerekfinaliste te edicionit te 59-te te kompeticionit te dyte me te rendesishem futbollistik ne vend. 90 minutat e pare rezultuan efikase per Tiranen 13 here fituese te Kupes Dinamon 13 Vllaznine 6 dhe Shkumbinin te cilat fituan ndaj kundershtareve te tyre respektivisht Ades 3-0 Kamzes3-2 Elbasanit 1-0 dhe Kastriotit 3-1. Ne kater sfidat e tjera gjithcka eshte e hapur midis Flamurtarit dhe Bylisit takimi i pare 0-0 Teutes dhe Skenderbeut ndeshja e pare 0-0 Beses dhe Lushnjes takimi i pare 0-0 si dhe Lacit dhe Gramozit takimi i pare 2-2.
GRUPI A
DINAMO-KAMZA
Ne nje nga situatat me trazuara mes pushtimit te klubit nga ana e Agjencise Kombetare te Sherbimit te Sporteve dhe krizes financiare - lojtaret dhe stafi teknik kane disa muaj pa u paguar - Dinamo pergatitet per te sfiduar rivalin me te vogel te kryeqytetit Kamzen. Ndeshja do te luhet ne kompleksin e Dinamos ne nje fushe me bar artificial por qe njihet mire edhe nga Kamza e drejtuar tashme nga Skerdi Bejzade. Dinamo nuk e pati te veshtire fitoren ndaj Kamzes ne ndeshjen e pare edhe pse rezultati final ishte 3-2 ne favor te bluve ne nje ndeshje ku te pese golat u realizuan ne 25 minutat e fundit. Dinamo kaloi dy here ne avantazh Vila 2 dhe Sekseri 1 shenuan per Dinamon nderkohe qe Kamzen realizuan Ceka dhe Kenga. Kapiteni i kamzalinjve Ervin Kryemadhi humbi nje penallti ne kete takim. Ndeshja e pare historike midis dy skuadrave daton ne vitin 1983. Ne pese edicione Dinamo i ka fituar te 10 takimet e deritanishme.
TIRANA-ADA
Tirana - edhe bardheblute ne krize financiare lojtaret kane dy muaj pa u paguar - e ka te sigurt kualifikimin midis tete me te mirave te Kupes kjo fale fitores 3-0 me Aden ne Velipoje. Ndeshja e kthimit pritet te jete vetem nje formalitet ashtu sic ishte ajo ne turin pararadhes ndaj Skraparit te Kategorise se Dyte. Ne Velipoje te tre golat e bardheblute u shenuan ne pjesen e dyte talenti Mario Morina realizoi ne te 58 ndersa dy golat e tjere mbajne firmen e Blerti Hajdarit 81 dhe 89. 20-vjecari Hajdari u ngjit ne kuoten e kater golave pas edhe dy te pareve te shenuar ne fitoren 4-0 kunder Skraparit. Ky ishte takimi pare historik midis dy skuadrave ne Kupen e Shqiperise. Trajneri Nevil Dede se fundi deklaroi se skuadra ka si objektiv jo vetem fitimin e Kupes Tiranes i mungon nga viti 2006 kur fitoi 1-0 ne finale me Vllaznine ne Roza Haxhiu te Lushnjes por dhe kampionatin ndodhet me 7 pike me pak se Flamurtari kryesues. 90 per qind te skuadres e kemi na duhet vetem nje blerje cilesore - tha Dede.
FLAMURTARI-BYLIS
Flamurtari - 3 here fitues i Kupes 1985 1988 2009 - nuk shkoi me shume se barazimi 0-0 ne ndeshjen e pare te zhvilluar ne Adush Muca te Ballshit por ne ndeshjen e kthimit ndaj Bylisit skuadra e Gugash Maganit synon fitoren dhe nje vend per here te 31-te ne cerekfinalet e Kupes se Shqiperise. Flamurtari kryeson bindshem kampionatin me 3 piek me shume se rivali me i afert Skenderbeu ku spikat te vlonjatet Daniel Xahfaj golashennuesi me i mire i Superliges 10 gola ne 13 javet e para. Xhafaj i cili ne te kaluaren ka luajtur per Bylisin ne vitin 2000 vleresoi ekipin e Bylisit Eshte nje ekip qe luan me grinte dhe qe do te vije ne Vlore per te marre kualifikimin. Nuk ka se cfare te humbase nderkohe qe ne na vetem duhet fitorja.
Sulmuesi vlonjat i Bylisit Fjodor Xhafa theksoi se barazimi i arritur me rezultatin 0-0 ne ndeshjen e pare ne Ballsh me Flamurtarin e ka lene cdo gje te hapur persa i perket kualifikimit. Perballe do te kemi nje ekip si Flamurtari nje skuader e forte qe ka nje ecuri mjaft te mire ne kampionat. Dy skuadrat jane ne edicionin e peste te perballjes midis tyre ne Kupe nga viti 1992. Bilanci i deritanishem ne tete takime eshte 1 fitore per Bylisin 4 per Flamurtarin dhe 3 barazime.
SHKUMBINI-KASTRIOTI
Sdida kunder Kastriotit shenon edhe debutimin per here te dyte te trajnerit Perparim Daiu ne stolin e Shkumbinit. Ne fakt ne Peqin tekniku kavajas do ta kete te lehte ne leter fale fitores 3-1 ta paraardhesit te tij Agim Canaj. Ne ndeshjen e Krujes pas nje pjese te pare pa gola ishte Shkumbini qe shenoi i pari me ane te Arlind Nores 51. Dy minuta me pas Erjon Mustafaj dyfishoi per peqinasit. Elton Mucollari shkurtoi diferencen ne minuten e 67-te por boshnjaku Altin Gerbovic me golin e tij ne minuten e 80-te fiksoi shifrat 3-1. Trajneri Daiu theksoi Nese arrijme te punojme si duhet ne mund te realizojme objektivat. Ish-presidenti Ylli Ndroqi i kishte vendosur si objektiv ish-trajnereve Mirel Josa dhe Agim Canaj te pakten fitimin e Kupes se Shqiperise apo nje vend ne Europe. Ne fakt edhe pse nuk e ka fituar asnjehere Kupen Shkumbini ka qene kater here ne gjysmefinale ku ajo e fundit ishte pikerisht sezonin e kaluar dhe me trajnerin Perparim Daiu ne bankine. Trajneri i Kastriotit Ramadan Ndreu tha se skuadra e tij do te provoje te gjitha shanset ne Peqin Do te udhetojme me formacionin tone me te mire per te treguar vlerat qe kemi. Kjo ndeshje do ta na sherbeje si trampoline per sfiden kunder Elbasanit ne kampionat. Per here te pare dy skuadrat jane perballur ne Kupe gjate edicionin e kaluar pikerisht ne turin e dyte 1-1 ne Kruje dhe fitore 2-1 e Shkumbinit ne Peqin.
GRUPI B
BESA-LUSHNJA
Ne ndeshjen e pare ne Roza Haxhiu Lushnja e Kategorise se Pare barazoi pa gola me Besen duke lene gjithcka e hapur ne ndeshjen e kthimit ne Kavaje me Besen qe kerkon kualifikimin e 6-te ne raport me 3 qe kane lushnjaret takimi i pare historik daton ne vitin 1950. Zevendestrajneri i Beses Ilirjan Berati Kualifikimi mbetet i hapur. Nuk kemi asgje te sigurt. E vleresoj Lushnjen si nje skuader mjaft te forte. Ne kampionat nuk jemi paraqitur aq mire por ne kupe kemi shanse reale per te arritur deri ne finale. Lushnja qe edhe ajo nuk ka pasur ecurine qe pritej ne Kategorine e Pare - aktualisht ndodhet ne vendin e 6-te me 19 pike 6 me pak se Pogradeci kryesues - pritet te lauje me shume futbolliste te rinj kunder kavajasve kjo nisur edhe nga fakti se te shtunen per kampionat do te prese ne shtepi Tomorin e Beratit.
LACI-GRAMOZI
Ne Erseke Gramozi dhe Laci u ndane ne ndeshjen e pare ne nje barazim 2-2 ne nje ndeshje ku lacjanet kaluan dy here ne avantazh Ervis Kaja 5 dhe Saimir Kastrati 74 ndersa kolonjaret barazuan Muhaj 79 dhe Mezini85. Lacjanet synojne fitoren dhe kualifikimin per te qene per here te trete ne cerekfinale pas dy te parave ne edicionet 1997-1998 mberriti deri ne gjysmefinale dhe 1993-1994. Trajneri i Gramozit Ilir Qirjako edhe pse Gramozi i tij ndodhet jo ne pozita komode ne Kategorine e Pare vendi i 8-te deklaroi se skuadra do te udhetoje ne Lac me ekipin e plote ndersa formacioni do te kete disa ndryshime.
VLLAZNIA-ELBASANI
Ende eshte ne pikepyetje zhvillimi i takimit ne Loro Borici - kjo per shkak te situates ne Shkoder teksa terreni i impiantit po perdoret si nje piste ulje-ngritje e helikoptereve. Pritet qe ndeshje te luhet ne nje fushe tjeter. Vllaznia fitoi 1-0 ne Ruzhdi Bizhuta ne takimin e pare me Elbasanin ndersa golin e vetem te ndeshjes e shenoi Shtubina ne minuten e 71-te. Trajneri i Vllaznise Mirel Josa pritet te beje edhe disa eksperimente duke hedhur ne fushe lojtaret qe kane luajtur me pak. Shkodraneve 6 here fitues te Kupes se Shqiperise ne ndeshjen e kthimit u mjafton dhe barazimi per te mberritur ne cerekfinale. Ne kampin e Elbasanit vazhdon kriza financiare me lojtaret e pa paguar qe nga ana e tyre kane bojkotuar stervitjen per shkak se nuk kane marre pagat ne tre muajt e fundit. Midis ketyre dy skuadrave jane luajtur 17 takime ne dhjete edicione te Kupes 8 fitore per shkodranet dhe 6 per elbasanasit ndersa 3 jane mbyllur ne barazim. Ne 10 edicionet e kaluara raporti i kualifikimeve eshte 5-3 per Elbasanin.
TEUTA-SKENDERBEU
Ne Korce sfida Skenderbeu-Teuta u mbyll ne barazim 0-0 duke e lene gjithcka te hapur ne ndeshjen e Niko Dovanes. Ne perballjen e fundit ne Durres - per kampionat - Teuta fitoi 2-0 ndaj Skenderbeut qe humbi ne ate takim trajnerin Shkelqim Muca me karton te kuq por dhe dy lojtare mbrojtesin Ditmar Bicaj dhe sulmuesin Ivan Jolic. Trajneri Muca tashme i perforcuar edhe me ndihmesin e tij italian Stefano Neri e di mire qe Skenderbeu gjate gjithe historise se tij ka humbur tri finale te Kupes 1958 1965 1976 nderkohe qe kundershtarja Teuta jo vetem qe e ka fituar tri here 1995 2000 2005 por ka qene edhe gjashte here te tjera ne finale 1957 1975 1994 2001 2003 dhe 2007. Muca Ne kerkojme kualifikimin me Teuten dhe me pas na mbetet te mendojme per kampionatin. Ne dispozicion ish-trajneri i Tiranes dhe Dinamos do te kete dhe argjentinasin Rafael Soza te rikthyer pas ngjarjes se trishtuar kur sulmuesi ra pa ndjenja ne fushe pikersisht gjate takimit te pare te Kupes ndaj Teutes ne qytetin e Korces me 25 nentor.
KUPA E SHQIPERISE
TURI I DYTE 1/16
24 nentor/8 dhjetor
Grupi A
Dinamo-Kamza 3-2
Ada-Tirana 3-0
Flamurtari-Bylis 0-0
Shkumbini-Kastrioti 3-1
Grupi B
Besa-Lushnja 0-0
Laci-Gramozi 2-2
Vllaznia-Elbasani 1-0
Teuta-Skenderbeu 0-0
-Ne kllapa rezultatet e ndeshjeve te para
Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Marte 07 Dhjetor 2010