Akademia Politike kreu socialist leksion per rolin e politikes

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama përshëndeti dje të rinjtë që i janë përgjigjur ftesës së kësaj partie për të qenë pjesë e studimeve në Akademinë Politike. Në fjalën e tij kreu Rama kërkoi nga këto të rinjë që pavarësisht rolit zhgënjyes që ka përçuar deri më sot politika, të kontribuojnë për ndryshimin e saj. Sipas tij, pa ndryshuar politikën asgjë nuk mund të arrihet dhe ndryshimi i saj duhet të shkojë në të mirë të vendit. “Pa ndryshuar politikën asgjë sot nuk mund të bëhet për ju. Askush prej jush nuk mund të ndryshojë realitetin e vështirë. Gjenerata juaj as nuk mund të jetojë nesër në një atdhe më të mirë. Politika nuk është kjo që shihni përditë. Politika në vetvetë është fisnike. Kam dëgjuar shpesh shumë njerëz, të të gjitha moshave të shprehen se: nuk duam t’ia shohim bojë politikës. Kjo është gabim, pasi politika merret përditë me ju dhe me secilin që kujton se i shpëton. Sa më shumë ju të tërhiqeni në këndin tuaj dhe sa më pak të merreni me politikë, aq më shumë do të vuani mëkatet dhe gabimet e saj”, vuri në dukje Rama, lidhur me një çështje të tillë. Madje, kryetari i PS-së vijoi më tej me leksionit e tij mbi politikën. “Të merresh me politike do të thotë të bësh të mundura gjëra që si bën dot vetëm, të bësh të mundura ato ndryshime për të cilat keni nevojë, për të cilat ka nevojë komunitetin që jetoni. Pra politika ka lindur për të bërë të munduar ato gjëra që si bëni dot vetë. Që politika të dëgjojë duhet një korr sa më i madh, të merresh me politikë do të thotë të shërbesh në respekt të komunitetit, ashtu siç ai e meriton, do të thotë të luftosh padrejtësitë, të refuzosh publikisht cinizmin e autioriteteve shtetërore, do të thotë të kërkosh dhe të marrësh atë që të takon, kur të takon, pa lejuar që të ta marrë ai që se meriton”, theksoi Rama.