E Diel, 1 Nëntor 2026

Kupi pret homologen belge, në fokus shkëmbimi i praktikave për sistemin penitenciar

TIRANË, 21 prill /ATSH/ Drejtori i përgjithshme i Burgjeve, Adriatik Kupi, mirëpriti sot në një vizitë zyrtare drejtoreshën e përgjithshme të Administratës Penitenciare të Belgjikës, Mathilde Steenbergen.

Gjatë takimit u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, me fokus në shkëmbimin e eksperiencave dhe praktikave më të mira, në përputhje me standardet e Këshillit të Evropës për sistemet penitenciare.

Drejtoria e Burgjeve njoftoi se gjithashtu u trajtuan sfidat dhe fenomenet që hasen në këto sisteme, duke theksuar rëndësinë e koordinimit dhe adoptimit të qasjeve bashkëkohore për rritjen e efikasitetit institucional.

“Kjo vizitë përbën një hap të rëndësishëm në konsolidimin e marrëdhënieve ndërinstitucionale dhe në avancimin e bashkëpunimit, në funksion të modernizimit të sistemit penitenciar”, nënvizoi Drejtoria e Burgjeve.

1 nga 6

/m.q/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›