E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuqezinjtë, Partia Topi, e mira abstrakte dhe e mira e mundshme

Share

Nga Eduard Zaloshnja

Dalja në horizontin politik shqiptar e dy partive të reja (ende të paregjistruara de juro, por de facto të shpallura) është pasuar me reagime jo të pakta në mjedisin politik-mediatik të Tiranës, madje edhe të Prishtinës. Viti i ri filloi me një sulm frontal të mazhorancës në Tiranë ndaj Aleancës Kuqezi, e cila, sipas një interviste të Kreshnik Spahiut nga Uashingtoni, dhënë Zërit të Amerikës, do të kthehet së shpejti në parti politike. Sulmi i mazhorancës vazhdoi më pas ndaj një partie tjetër, që pritet të krijohet nga Presidenti Topi (për konvencion, në vijim, po e quaj shkurt Partia Topi), sidomos pas deklarimit publik të deputetit Gazmend Oketa se do të largohet nga grupi parlamentar i PD-së dhe do ti bashkohet Partisë Topi, kur ajo të shpallet zyrtarisht në fund të muajit mars. Dhe së fundi ka patur edhe sulme nga opozita ndaj dy partive të reja më i spikaturi ndër ta ishte ai i Edi Ramës në editorialin e tij të fundit.

Sulmit të politikanëve ndaj Aleancës Kuqezi dhe Partisë Topi iu bashkuan edhe një sërë analistësh, të cilët fillimisht u munduan të analizojnë gjasat e pakta, sipas tyre, që kanë këto parti të reja për të dëmtuar mazhorancën në zgjedhjet e ardhshme. Më pas, kur në qarqet mediatike filluan të qarkullojnë shifra sondazhesh konfidenciale, që tregonin se këto parti të reja mund të jenë të forta, disa opinionistë dhanë opinione se ato po krijohen nga njerëz oportunistë, të cilët duan të marrin një pjesë nga torta e pushtetit, duke shfrytëzuar pakënaqësinë e një pjese të elektoratit ndaj dy partive të mëdha, sidomos ndaj PD-së.

Do të veçoj  e do të merrem në këtë shkrim vetëm me njërin ndër këto opinione atë t렠Fatos Lubonjës me titull Çpo ndodh në pokerin e politikës?, botuar  në gazetën Panorama, m렠28 shkurt. Arsyeja pse po e veçoj këtë opinion është sepse, në mediat shqiptare, Lubonja ka qenë opinionisti më konsistent dhe më i thellë në trajtimin dhe ritrajtimin e temës së një alternative të re politike, përtej duopolit PD-PS.

I përmbledhur në tri-katër fjali, mesazhi i opinionit të sipërcituar të Lubonjës është si vijon: Dy partitë e reja mund ti japin fund regjimit ala-Putin të Berishës, por do të na krijojnë një mazhorancë Rama-Topi-Spahiu etj., që do të ketë në bazë një poker politik mes këtyre aktorëve. Dhe kjo, sipas Lubonjës, është alternativa e së keqes më të vogël, e cila nuk është domosdoshmërisht alternativa më e mirë. Alternativa më e mirë, sipas tij, është një aksion sa i brendshëm, aq edhe me ndihmën e aktorëve ndërkombëtarë, për të dobësuar lojtarët e tryezës së pokerit dhe për të forcuar ato institucione që duhet ti detyrojnë më në fund ata apo zëvendësuesit e tyre, të ngrihen nga tryeza e pokerit dhe të shkojnë të punojnë në zyrat e shtetit të së drejtës.

Alternativa e Lubonjës ka në themel  dy presupozime, të cilat, edhe pse nuk janë gërmëzuar nga autori, janë trupëzuar në të. Së pari, alternative e Lubonjës presupozon se institucionet e shtetit të së drejtës i kemi dhe duhet punuar vetëm për ti forcuar ato. Së dyti, presupozon se në Shqipëri ka një sistem demokratik të tillë, që do të mundësonte dobësimin e lojtarëve aktualë të tryezës së pokerit politik.

Në fakt, të dy këto presupozime nuk përputhen me realitetin shqiptar. Institucionet e shtetit janë larg të qenit institucione të shtetit të së drejtës dhe demokracia shqiptare nuk është funksionale. Dhe dy partitë e reja po e ndërtojnë aksionin e tyre politik  duke adresuar pikërisht këto mangësi të shtetit tonë.

Së pari, të dyja partitë e reja kanë ngritur çështjen e së drejtës së pronës dhe të dëmshpërblimit për të burgosurit pa të drejtë nga ish-regjimi komunist. Këto dy çështje, që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me shtetin e së drejtës,  janë përdorur si një top ping-pongu në lojën politike (të pokerit, po të përdorim metaforën e Lubonjës) të këtyre 21 viteve, por ende nuk kanë gjetur një zgjidhje të drejtë institucionale. Dhe pyetja është: A duhet tu japim shansin partive të reja ti adresojnë institucionalisht këto çështje (në qoftë se bëhen parti parlamentare), apo thjesht duhet ti nënvlerësojmë për faktin se shumë parti paraardhëse nuk i kanë mbajtur premtimet për zgjidhjen e këtyre çështjeve?

Në lidhje me shtetin e së drejtës, Aleanca Kuqezi, e cila është më përpara në shpalosjen e ideve të aksionit të saj të pritshëm politik, ka hedhur edhe një propozim shumë të guximshëm: Zgjedhjen e gjykatësve drejtpërdrejt nga populli. Kreshnik Spahiu, në emisionin Top Story të Sokol Ballës, iu përgjigj kështu pyetjes se çfarë ka bër렠në lidhje me drejtësinë si nënkryetar  i KLD-së: Qenia në këtë post të lartë të sistemit të drejtësisë për një sërë vitesh më ka krijuar bindjen se pushteti gjyqësor në Shqipëri nuk mund të funksionojë për aq kohë sa buron dhe kontrollohet nga politika. Ne duhet të adoptojmë sistemin amerikan të zgjedhjes së gjykatësve drejtpërdrejt nga populli. Kjo është një tezë që kërkon debat të thellë, por nuk mund të zhvlerësohet me një të rënë të lapsit si propozim i bërë thjesht në funksion të marrjes së votave në zgjedhjet e radhës.

Në bazë të shtetit të së drejtës qëndron një sistem gjyqësor që bën drejtësi pavarësisht nga humori apo interesat e politikës. Dhe pa një shtet të së drejtës nuk mund të ketë një demokraci funksionale. Kush do të përcaktojë se cili ka të drejtë në një konflikt të mundshëm për një garë elektorale? Po për korrupsionin e një ministri apo të një kryeministri (që mund të ndikojë ndjeshëm në garën elektorale), kush do të vendosë? Pra, pa reformuar sistemin e drejtësisë, nuk mund të shpresojmë ndonjëherë për dobësimin e tryezës aktuale të pokerit politik. Dhe çdo ofertë për reformimin e sistemit të drejtësisë duhet të mirëpritet e të debatohet, jo thjesht të nënvlerësohet.

Në lidhje me demokracinë, dy partitë e reja po sjellin oferta që kanë shansin ta gjallërojnë atë. Partia Topi (me gojën e Oketës), po deklaron se mbledhjet e grupit parlamentar të PD-së janë të ngjashme me ato të Byrosë Politike të Enver Hoxhës. Dhe ajo po ofron një zë publik të ndryshëm nga i PD-së, ngaqë në këtë të fundit lejohet të dëgjohet vetëm zëri i njëshit. Në qoftë se zëri i Partisë Topi do të dëgjohet nga një numër i mjaftueshëm votuesish, demokracisë MUND ti bëhet mirë, sepse sistemi demokratik është i presupozuar të krijojë hapësirë për të patur sa më shumë zëra në tryezën e pushtetit.

Ndërsa Aleanca Kuqezi ka bërë edhe një hap më parpara në drejtim të reformimit të garës demokratike. Kreshnik Spahiu, në emisionin Top Story të Sokol Ballës, deklaroi se partia e udhëhequr prej tij nuk do të bashkëqeverisë me asnjë parti që ka në krye të saj të njëjtin njeri për më shumë se një dekadë, edhe sikur vendit ti duhet të ribëjë zgjedhje tre herë brenda disa muajve. Dhe ky është një qëndrim i fortë, që mund ta shkundë goxha tryezën e pokerit politik shqiptar. Në qoftë se ky do të jetë një qendrim konsekuent i Aleancës Kuqezi, demokracisë shqiptare MUND ti vihet në themel të saj ajo që duhet të jetë në themel të çdo demokracie mundësia e rotacionit të

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›