E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kuqezinjtë ëndërrojnë Botërorin/ Juljan Shehu dhe Qazim Laçi: Në Serbi shkojmë për fitore

Kombëtarja e Shqipërisë nisi grumbullimin për të përgatitur sfidën vendimtare kundër Serbisë në kualifikueset e “Botërorit 2026”.

Më 11 tetor në Leskovac, kuqezinjtë luajnë fatin e këtyre eliminatoreve dhe mbi të gjitha ëndrrën e tyre për një vend në finalet e Kupës së Botës.

Rezultatin do ta thotë fusha, por deri atëherë, në kombëtaren shqiptare mbizotëron optimizmi, siç tregojnë dy mesfushorët titullarë Juljan Shehu e Qazim Laçi, të parët që folën për mediat nga grumbullimi me skuadrën.

Si Shehu ashtu edhe Laçi po kalojnë një formë të shkëlqyer me skuadrat e tyre të klubeve, ndërsa pritet të kenë sërish të sigurtë vendin në formacion për sfidën kundër Serbisë./abcnews.al

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›