E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ylli: Taekwondo, së shpejti pjesë e Ekipeve Sportive në Shkolla

TIRANË, 6 tetor /ATSH/ Presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli mori pjesë në ceremoninë e hapjes së edicionit të 6-të të “Albanian Open G1”, që po mbahet në Pallatin e Sportit “Feti Borova” në Tiranë.

Ylli  është shoqëruar nga dy zv/presidentët e Unionit Europian të Taekwondo, Endrit Hoxha dhe Slavi Binev, si edhe nga Michalis Mouroutsos, anëtar i Kryesisë së Unionit Europian të Taekwondo dhe atleti i parë kampion olimpik për sportin e Taekwondo.

Ylli ka vlerësuar organizimin e këtij aktiviteti, që tashmë është kthyer në traditë dhe po bëhet një aktivitet shumë i rëndësishëm në agjendën europiane të Taekwondo.

Më pas, Ylli ka pritur në zyrën e tij zv.presidentin Slavi Binev, që njëherësh është dhe presidenti i Federatës Bullgare të Taekwondo, me të cilin diskutoi mundësitë e bashkëpunimit për sportin e Taekwondo, që shumë shpejt do të përfshihet në projektin e Ekipeve Sportive në Shkolla.

/gj.m/j.p/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›