E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuqezinjtë, favoritët e mëdhenj të kompanive ndërkombëtare të basteve

Maltë-Shqipëri nuk i ka shpëtuar vë
mendjes së bashtexhinjve. Të gjitha sho
qëritë ndërkombëtare të basteve e shohin
Shqipërinë si favorite e madhe, për fitoren e
kësaj ndeshjeje. Të pakët janë ata që besojnë te fitorja
e Maltës, e cila është kuotuar me 5.2. Pak preferohet
nga bastexhinjtë edhe barazimi, i kuotuar
3.4. Ndërsa 1.6 është kuota për fitoren e Kombëtares
sonë. Gjithsesi, dje, koeficienti për fitoren
e Maltës ka qenë në rritje, ndërsa koeficienti i Shqipërisë
ka qenë në ulje, gjë që konfirmon se, Shqipëria
shikohet si favorite nga bukmejkërsat. Në
klasifikimin e përgjithshëm në këto eliminatore për
zonën e Evropës, pas pesë pikëve të grumbullua në
ndeshjet e deritanishme në Grupin 1, Shqipëria pozicionohet
në vendin 24-të. Ndërsa kundërshtari ynë
pozicionohet në fundin e këtij klasifikimi, në vendin e
51-të (ose e treta nga fundi), duke lënë pas vetëm
kombëtaret modeste si ajo e San Marinos dhe Andorrës.
Por edhe këto dy vende, Malta i ka lënë pas vetes
vetëm falë golavarazhit më të mirë: kundërshtari nuk
ka shënuar asnjë gol dhe ka pësuar 11. Dy të tjerat
kanë shënuar nga një gol, por kanë pësuar 12. Në klasifikimin
për dhjetë ndeshjet e fundit në arenën
ndërkombëtare, Shqipëria renditet e 55 në Evropë,
ndërsa Malta e 51-ta. Për sa i përket opsionit të gjetjes
së rezultatit të saktë të këtij takimi, më të mundshme
shikohen 0-1 apo 0-2 për kuqezinjtë, që kuotohen
7.50. Koeficienti për fitoren 1-2 të Shqipërisë është
8.50, por edhe për barazimin 1-1. 12 është kuotuar
barazimi 1-0. Një fitore 0-3 e shqiptarëve kuotohet me
13. Fitoret e mundshme të Maltës, 1-0 dhe 2-1 kutohen
përkatësisht me 14 dhe 21. Mbyllja e ndeshjes
me fitoren e Shqipërisë 2-2 (në të dyja pjesët) kuotohet
me 2.75. Fitorja 1/1 e Maltës ka koeficient 11. Ndërsa
67 është kuota për 2/1 (fitoren e skuadrës sonë në
pjesën e parë dhe përmbysjen e rezultatit në pjesën
nga Malta).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›