Kuqezinjte fitojne 19 pozicione
Kombetarja shqiptare fiton 19 pozicione ne renditjen FIFA te muajit tetor, momentalisht kuqezinjte jane te 83-tet ne bote. Kjo fale ndeshjeve te fundit , barazimit me Suedine e fitores ndaj Maltes. Shqiperia renditej e 102 –ta ne muajin shtator, aktualisht ajo ndodhet pas Austrise e prapa Kanadase. Persa i perket renditjes kontinentale skuadra jone renditet e 40-ta. Renditjen me te mire FIFA tanet e kane patur ne gusht te vitit 2006 kur ishin te 62-tet. Hungaria rivale e se shtunes ka humbur 12 pozicione ne renditjen e ketij muaji duke zbritur ne vendin e 62-te.