Rusia heq postbllokun e pare
Vezhguesit e Bashkimit Evropian ne Gjeorgji kane konfirmuar se per here te pare, nje postbllok rus prane rajonit te shkeputur te Osetise se Jugut eshte cmontuar. Nje zedhenes i misionit tha se postblloku ishte ne veriperendim te qytetit te Gorit. Autoritetet gjeorgjiane citohen te kene thene se trupat ruse gjithashtu po pergatiten te largohen edhe nga postblloqe te tjera. Misioni i BE-se po monitoron zjarrpushimin qe i dha fund konfliktit te shkurter midis Gjeorgjise dhe Rusise ne gusht. Sipas marreveshjes, Rusia duhet te terheqe trupat nga ato qe njihen si zona sigurie ne territorin gjeorgjian deri ne 10 Tetor. Rusia ka mbajtur trupat ne Osetise e Jugut dhe rajonin tjeter te shkeputur, ate te Abkhazise qe pas largimit te forcave gjeorgjiane gjate konfliktit.