E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuqezinjte, me pushime gjate Kupes se Botes

Finalet e Kupes se Botes, ne Afrike te Jugut do te japin kohe me shume per nje pjese te mire te ekipit tone kombetar, qe te pushoje sa duhet, para se te filloje sezoni i ri futbollistik. Ne perfundim te kampionateve me interesante ne Evrope, kroati Kuzhe kishte programuar dy ndeshje miqesore dhe per kete arsye, pjesa e lojtareve qe luajne ne Evrope nuk do te kene mundesi per te pushuar direkt, pas perfundimit te ketij sezoni. Lojtaret qe luajne ne Ukraine kane ardhur prej disa diteve dhe ndodhen ne Tirane. Hamdi Salihi eshte rikthyer nga Austria dhe pritet qe kete jave te kthehen edhe futbollistet qe luajne ne Gjermani dhe Itali. Sakaq, pas ndeshjeve miqesore te ekipit tone kombetar do te nise eventi madheshtor i Kupes se Botes dhe pjesa me e madhe e kuqezinjve jane shprehur se do ta konsumojne kete periudhe, per pushimet e veres.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›