Barkodet, perfundon identifikimi i maturanteve me kode
Hartohet lista me kodet identifikuese, per te gjithe kandidatet qe kete vit do te aplikojne per ndjekjen e studimeve te larta ne universitetet publike te vendit. Secili prej maturanteve do te kete nje numer unik identifikimi, i cili do te zbulohet vetem pasi te jene korrigjuar testet e provimeve, per te bere lidhjen e pikeve te arritura me emrin e kandidatit qe eshte perfshire ne garen e pranimeve per ne universitet. Bazuar ne te dhenat e dorezuara ne lidhje me aplikimet e kryera nga maturantet e rinj dhe ata te vjeter (nepermjet plotesimit te formuarit A1), Agjencia e Vleresimit dhe Arritjeve te Nxenesve, tashme i ka pajisur te gjithe aplikuesit me nje numer te caktuar regjistrimi. Sipas afateve te percaktuar ne rregulloren e provimeve te matures per kete vit, qe nga 2 maji, AVA-ja ka derguar prane komisioneve te matures te ngritura ne Drejtorite Arsimore te cdo rrethi, njoftimin ku jepet numri i regjistrimit per cdo nxenes si dhe te dhenat e tjera identifikuese te tij. Nderkohe, ky komision deri ne fund te kesaj jave duhet te beje shperndarjen e ketyre numrave te regjistrimit prane komisioneve homologe, qe jane ngritur ne shkollat e mesme. Me pas, do te jene keto te fundit qe do te mundesojne afishimin e tyre ne ambientet publike te cdo shkolle, ku cdo nxenes mund te shohe barkodin e tij, qe do te perdoret perkundrejt emrit ne fletet e provimeve. Njekohesisht theksohet se komisionet shkollore te matures duhet te marrin masat e duhura qe cdo nxenes te njihet me numrin e tij identifikues dhe me te dhenat qe rezultojne per te nga plotesimi i tabeles T.
Hartimi
Lista e numrave te regjistrimit, eshte hartuar sipas nje rendi zbrites, sipas te dhenave te mbledhura per te gjitha shkollat. Po ne baze te kesaj liste, do te behet dhe grumbullimi i testeve dhe shperndarja e tyre e mepasshme prane qendrave ku do te behet vleresimi.